Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Ekonomi

Histori suksesi nga Bermuda, shqiptarja Lola Myshketa emërohet zv.presidente në "Clarien Bank"

Shkruar nga Newsbomb
Histori suksesi nga Bermuda, shqiptarja Lola Myshketa emërohet
Foto montazh/ Lola Myshketa dhe logo e Clarien Bank

Ndër vite, nuk kanë qenë të pakta rastet e historive të suksesit nga shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të globit. E njëjta histori është ripërsëritur nga Lola Myshketa, financierja e apasionuar pas shifrave, e cila së fundmi është emëruar në postin e zv.presidentes në bankën private “Clarien Bank” me seli në Hamilton, Bermuda.

Sipas një deklarate të bërë publike nga vetë banka mësohet se Myshketa do të drejtojë zgjerimin strategjik të biznesit privat bankar, duke punuar me ekipin ekzekutiv me qëllim për të përmirësuar zhvillimin e biznesit brenda divizionit të menaxhimit të pasurisë dhe për të përfshirë më tepër “Clarien Bank” në tregun global.

Shefi ekzekutiv i “Clarien Bank”, Ian Truran tha se emërimi i Lola Myshketës në këtë pozicion të ri shënon një moment historik për bankën në angazhimin e tyre për t’u shërbyer klientëve.

Histori suksesi nga Bermuda, shqiptarja Lola Myshketa emërohet
Lola Myshketa

Ndër të tjera Truran theksoi se CV e pasur e Lolës e bën atë të jetë një lidere e përsosur dhe ka besim të plotë te ajo.

“Ardhja e Lolës në Clarien Bank shënon një moment të rëndësishëm në angazhimin tonë për t’u shërbyer klientëve tanë me sa më shumë profesionalizëm dhe inonvacion. Përvoja e saj e larmishme ndërkombëtare, e bën atë lidere të përsosur për të drejtuar ambiciet tona strategjike në  fushën e menaxhimit të pasurisë.

Ne kemi besim se nën drejtimin e Lolës, Clarien do të vendosë standarde të reja në krijimin e vlerës për klientët tanë dhe do të forcojë pozicionin tonë si liderë në këtë industri”, tha shefi i ekzekutiv i Clarien Bank, duke u pasuar më tej nga fjala e Lola Myshketës.

E emocionuar për këtë pozicion të ri, Lola tha se do të shfrytëzojë të gjithë përvojën e saj për të kontribuar në rritjen e Clarien.

“Bashkimi me Clarien Bank në këtë moment kyç, me iniciativa novatore në zhvillim dhe një vizion të qartë për shërbimet inovative dhje të personalizuara të menaxhimit të pasurisë është tepër emocionuese. Unë jam e etur të shfrytëzoj përvojën time ndërkombëtare dhe pasionin e thellë për përsosmërinë e shërbimit ndaj klientit, për të kontribuar në rritjen e Clarien dhe për të siguruar që ne të tejkalojmë pritjet e klientëve tanë dhe të ofrojmë në ofertë të klasit botëror”, tha ajo.

Rrugëtimi i Lolës në botën e financave filloi në vitin 1997 në Shqipëri dhe e çoi atë në role të rëndësishme nëpër botë, si Kanada dhe Bermuda, duke kulmuar më pas në mandatin e saj të fundit si konsulente mjaft e kërkuar në Dubai.

Histori suksesi nga Bermuda, shqiptarja Lola Myshketa emërohet
Lola Myshketa

Para se të transferohej në Bermuda për të udhëhequr startupin dhe zhvillimin e ofertës së Menaxhimit të Aseteve për Bankën tregtare të Bermundës (BCB), Myshketa ka mbajtur pozicione të larta sektorin financiar privat kanadez, ku u specializua në investime alternative dhe ishte shumë e suksesshme në rritjen e kapitalit dhe ndërgjegjësimin e investitorëve rreth strategjive alternative.

Para kësaj, Myshketa ka mbajtur poste të ndryshme brenda grupit të kompanive CIBC, duke menaxhuar çështjet financiare të individëve me vlera të larta neto. 

Gjatë gjithë karrierës së saj profesionale ajo është vlerësuar me një sërë certefikatash dhe diplomash. Lola zotëron një diplomë master në Adiminstrim Biznesi nga “Universiteti Bocconi” në Milano dhe një emërim këshilltar për Menaxhimin Financiar nga Instituti Kanadez i Letrave me Vlerë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese