Hapësire reklamuese

Ekonomi

Forumi i Dhomës Amerikane me bizneset dhe ministrin, gazetarin e largojnë nga salla: Çfarë sekretesh kishin?! (DEBATI)

Shkruar nga Newsbomb
Forumi i Dhomës Amerikane me bizneset dhe ministrin, gazetarin e
Bardhi Sejdarasi dhe Mark Crawford

Gazetari i njohur Bardhi Sejdarasi, ka ndarë në llogarinë e vetë një shqetësim në lidhje me një takim publik që ka zhvilluar Dhoma Amerikane e Tregtisë me bizneset dhe ministrin e Financave, Ervin Meta. Si shumë përfaqësues mediash, aty ka qenë dhe Sejdarasi.

Ai evidenton se në një moment të diskutimeve, është detyruar të largohet nga salla dhe s'mund të qëndronte më, as ai por dhe as operatori i televizionit që përfaqëson.

"...duke ndjekur një forum të AMCHAM me ministrin e Financave! Dhe pastaj pyetje: Pse AmCham të nxjerr nga salla??? Kishte ndonjë gjë sekrete për të ndarë në këtë takim rutinë?!?? E turpshme", shkruan gazetari Bardhi Sejdarasi.

Shqetësimit të ngritur nga Sejdarasi i është përgjigjur anëtari i bordit i Dhomës Amerikane të Tregtisë, shtetasi amerikan Mark Crawford, i cili thotë se është një praktikë normale në forume të tilla sepse pjesa e parë është e hapur për mediat në rast se përfaqësuesit e qeverisë thonë diçka me interes publik, kurse pjesa e dytë është vetëm për anëtarët e Dhomës.

Forumi i Dhomës Amerikane me bizneset dhe ministrin, gazetarin e
Forumi i organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtise

Ai ka sqaruar gazetarin se shqetësimi i Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe vetë anëtarëve të biznesit, është se nëse ata veçohen duke i bërë pyetje përfaqësuesve të qeverisë dhe kjo transmetohet në media, mund të mos ndjehen rehat dhe të vetëcensurohen.

Newsbomb.al sjell debatin e plotë mes gazetarit dhe anëtarit të Dhomës Amerikane të Tregtisë:

Mark Crawford: Ndonëse nuk kam qenë në këtë takim të veçantë, duket si praktikë normale e Dhomës Amerikane - pjesa e parë e takimeve me çdo zyrtar qeveritar priret të jetë e hapur për mediat, pasi qeveria mund të thotë diçka me interes publik. Pjesa e dytë është më shumë për anëtarët individualë që të bëjnë pyetje që mund të jenë specifike për industrinë e tyre, ose kompaninë e tyre, të cilat anëtarët mund ose nuk mund t'i duan në media. Ndoshta ata do të ndryshojnë formatin nëse kërkohet.

Bardhi Sejdarasi: Edhe une per ndryshimin e kam fjalen Mark! Nuk vlen t'i fshihesh shtypit! Te shkrova shqip meqe flet dhe shkruan ne gjuhen tone! Te uroj sukses!

Mark Crawford: Në fund të fundit, Dhoma po përpiqet të nxjerrë ide për të ndryshuar ose përmirësuar situatën - ndaj pres që ata të vazhdojnë të balancojnë një element publik të takimeve me një element vetëm për anëtarët. Shqetësimi i Dhomës Amerikane ka qenë historikisht se nëse anëtarët individualë nuk ndjehen rehat kur veçohen, duke i bërë pyetje Qeverisë ndërsa transmetohen në televizion ose mbulohen nga media, mund të mos ketë fare pyetje dhe mund të na mungojnë disa ide që ia vlen t'i shqyrtojmë. Ndoshta, ata do të bëjnë një ndryshim nëse Dhoma Amerikane është në gjendje t'i detyrojë anëtarët të japin pyetje paraprakisht, Ministria mund t'i adresojë ato para mediave, ndërsa anëtarët më pak të profilit të lartë mbeten relativisht anonimë.

Bardhi Sejdarasi: Mark, ke shumë të drejtë. Por ka një veçanti: kur ndodhi largimi im, nuk kishte asnjë media, asnjë operator, asnjë transmetim direkt! Këto kishin mbaruar!

Mark Crawford: Ne rregull. Faleminderit për komentet.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese