Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Ekonomi

Emigrantët hapin "thesin", sjellin në Shqipëri 510 milionë euro në 6 muaj

Shkruar nga Newsbomb
Emigrantët hapin "thesin", sjellin në Shqipëri 510
Foto ilustruese

Paratë që emigrantët sjellin te të afërmit kanë shënuar një rekord historik, të paktën që nga viti 2008, kur raportohen të dhënat nga Banka e Shqipërisë.

Sipas Bankës, në 6-mujorin e parë të vitit, dërgesat e emigrantëve arritën në 510 milionë euro, me një rritje prej 14.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Që prej vitit 2021, paratë që emigrantët dërgojnë tek të afërmit e tyre në Shqipëri kanë shënuar rritje të vazhdueshme, duke reflektuar gjallërimin e një vale të re të emigracionit, që nisi në vend pas vitit 2016.

Vala e mëparshme, kulmoi në 2009 dhe pas atij viti dërgesat filluan të binin vazhdimisht, duke reflektuar largimin gradual të emigrantëve nga vendi mëmë që zakonisht ndodh pas 15-20 viteve, teksa ata krijojnë familjet e tyre dhe i shkëpusin gradualisht lidhjet me vendin mëmë.

Por, që nga viti 2017, remitancat filluan sërish rritjen, në linjë me ciklin e ri të emigracionit (në vitin 2016 u shënua dhe një nivel rekord i kërkesave për azil në rreth 60 mijë).

Pas një reduktimi deri në 2020-n, i ndikuar dhe nga pandemia, 2022-shi shënoi një kulm të ri emigracioni, ku kërkesat për azil i kërkuan 30 mijë, pjesa më e madhe e të cilëve në Mbretërinë e Bashkuar. Në 2023-2024, tendenca e aplikimeve për azil ka ardhur në rënie, por largimet vijojnë bazuar në kontratat e punës, ose teksa të ikurit e rinj tërheqin të afërmit e miqtë e tyre.

Në kanalet e reja në vitet e fundit, krahas atyre tradicionale si Italia e Greqia ishin dhe Franca, Gjermania e Mbretëria e Bashkuar.

Burime nga operatorët vendas të transferimit të parave thanë se Gjermania dhe Anglia janë korridore të reja, në raport me tradicionalet, dhe kanë një ecuri më të mirë në trendin e dërgimit të parave tek të afërmit e tyre në Shqipëri.

Të dhënat e fundit të censit 2023 gjetën se popullsia e Shqipërisë zbriti në 2.4 milionë banorë, ose 420 mijë banorë më pak sesa Censi 2011, e ndikuar kryesisht nga ritmet e larta të emigrimit.

Edhe sipas Eurostat, që nga viti 2008, kur raportohen të dhënat më të hershme të Eurostat, vendet e Bashkimit Europian kanë dhënë gjithsej 832 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë./Monitor

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese