Hapësire reklamuese

Ekonomi

Ekspertja: Kur isha në qeveri, vajtëm në BE me 127 projekte, ata na e konsideruan një “listë dëshirash”

Shkruar nga Newsbomb
Ekspertja: Kur isha në qeveri, vajtëm në BE me 127 projekte, ata
Irena Beqiraj

Irena Beqiraj, një ish-zv.ministre financash në qeverinë “Rama” por edhe në pozicione të tjera, në 2014-2017 ka nxjerrë “një prej sekreteve” të negociimeve me Bashkimin Europian kur ishte në atë detyrë. Beqiraj rrëfen ambicien e palodhur të Shqipërisë për ti shprehur një “listë dëshirash” pra se çfarë do të donin të bënin, ndërkohë që BE kërkonte prej Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit projektet infrastrukturore prioritare e strategjike.

“Më kujtohet që në pranverën e 2017 në kuadër të Procesit të Berlinit BE kërkoi një listë të projekteve strategjike infrastukturore kombëtare, nga të  gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor. Ndërsa fqinjët tanë kishin në listë 13  apo 9 projekte të tilla, një pjesë edhe pjesërisht të buxhetuara, në listën e projekteve strategjike kombëtare, që diskutoi Këshilli i lnvestimeve Strategjike, u futën 127 projekte.

Në mbledhjen ku merrja pjesë si dëgjuese askush nuk ishte në gjendje të argumentonte renditjen e tyre, pra kush ishte projekti i parë prioritar, edhe pse ai ishte i pari. Atë ditë në Këshill po diskutohej një ""listë dëshirash""  edhe renditja e tyre mund të ndryshonte sa hap e mbyll sytë nga forca të ndryshme  brenda edhe jashtë qeverisë. Shqipëria e vogël me 127 projekte strategjike  infrastrukturore  ja kishte kaluar edhe Kinës së madhe!” shkruan Beqiraj për kërkesat inflacioniste përballë BE të Shqipërisë duke nxjerr në pah një pengesë të madhe që ka në këtë moment Shqipëria, atë të burimeve njerëzore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese