Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Ekonomi

“Ekonomia shqiptare pritet të rritet”, Sejko: Inflacioni në ulje gjatë vitit 2025, ndikim çmimi i energjisë elektrike

Shkruar nga Newsbomb
“Ekonomia shqiptare pritet të rritet”, Sejko: Inflacioni
Gento Sejko

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një konferencë për shtyp është shprehur optimist duke thënë se ekonomia shqiptare pritet të rritet.

Sejko tha se Këshilli i Mbikëqyrjes vlerësoi Qëndrimin aktual të politikës monetare  i cili është i përshtatshëm për të garantuar stabilitetin e çmimeve dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë.

“Ekonomia shqiptare pritet të rritet me ritme të qëndrueshme në afatmesëm ndërkohë që inflacioni do të kthehet në objektivin tonë 3% gjatë 2025.

Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se Qëndrimi aktual i politikës monetare është i përshtatshëm për të garantuar stabilitetin e çmimeve dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë”, tha Sejko, teksa më tej bëri me dije se inflacioni i çmimeve të konsumit qëndroi i pandryshuar në nivelin 2% në tre mujorin e katër të vitit që lamë pas.

“Për 2024 inflacioni rezultoi në nivelin 2.2 % krahasuar me 4.8 % që ishte një vit më parë. Punësimi dhe pagat pritet të vijnë në rritje”, theksoi guvernatori, duke shtuar se inflacioni përgjatë vitit 2025 pritet të ulet dhe një nga faktorët që do të ndikojë do të jetë ulja e çmimit të energjisë elektrike për familjarët.

Ndër të tjera, ai tha se Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.75%, të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës një ditore në nivelin 1.75% dhe gjithashtu të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë një ditore në nivelin 3.75%.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese