
Nga Ola Xama
Në vitin 2018 Shoqata e Eksportuesve të Shqipërisë ngriti alarmin për një rrezik të falimentimit të industrisë tekstile dhe prodhimit të këpucëve për shkak të mbiçmimit të lekut ndaj valutave kryesore në vend, euros dhe dollarit.
E detyruar nga një rrezik se mbiçmimi i monedhës vendase mund të rrezikonte inflacionin, Banka e Shqipërisë vendosi të ndërhyjë në kursin e këmbimit për të blerë sasi euroje në treg duke ruajtur deri në fund të atij viti një kurs ku 1 lek këmbehej mesatarisht me 120 euro. Kjo masë nuk do të mjaftonte dhe vlera e euros do të pësonte një rënie të lirë vitet e mëpasshme.
Një vit më parë goditja që mori industria e fasonëve me mbylljen e dhjetra fabrikave do të rrezikonte sektorë të tjerë prodhues të vendit, duke nisur nga bujqësia, për të shkuar te turizmi dhe industria e lëndëve të para. Muajt e fundit janë prodhuesit vendas të birrës që po ankohen për politika diskriminuese dhe në mbështetje të mallrave të importit, si për mënyrën e taksimit dhe konkurrencën e pandershme që vjen si shkak i fortësisë së monedhës.
Pasqyrimin e frikës nga këto ndryshime të kursit të këmbimit do ta bënte më së miri bilanci tregtar i Shqipërisë, ku vitet e fundit defiçiti tregtar është thelluar dhe mallrat e importit kanë nisur të zëvendësojnë prodhimin vendas. BILANCI TREGTAR I SHQIPËRISË Në fund të vitit 2024 defiçiti tregtar arriti në nivelin më të lartë historik, 5.2 miliard euro euro.
Defiçiti tregtar është një tregues i tregtisë me jashtë të mallrave i cili pasqyron mallrat që një vend ble dhe ato që shet. Në teoritë klasike të ekonomisë një vend është i fuqishëm ekonomikisht nëse ka një bilanc pozitiv, ku sasia në vlerë e mallrave që tregtohen në vendet e tjera është më e lartë se ajo e mallrave që blihen jashtë vendit. Ky tregues nuk ka interes vetëm për fuqizimin ekonomik, por dhe për pavarësinë që një vend mund të ketë nga partnerët e huaj tregtarë, duke dalë më i fortë dhe në fushën e sigurisë kombëtare.
Në vitin e pandemisë 2020 defiçiti tregtar i mallrave në vendin tonë ishte 3.3 milliard euro, për të shkuar 4.3 miliard në vitin 2021, 4.6 miliard euro në vitin 2022 dhe pësoi një ulje të lehtë në 4.3 miliard euro në vitin 2023. Një vit më parë, bilanci tregtar i Shqipërisë jo vetëm që u mbyll negativisht por eksportet shënuan nivelin më të ulët që prej vitit të pandemisë 2020, periudhë që për shkak të mbylljes së kufijve shkëmbimet tregtare kapën nivelet më të ulëta historike...
Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e 44-të të Revistës Newsbomb.al, i cili ka dalë në treg nga sot, datë 20 Prill dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes, në të gjithë Shqipërinë. Ju mund të abonoheni dhe online, për të lexuar të gjithë revistën, ose artikujt që ju doni!
View this post on Instagram