Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Ekonomi

Cilësi e dobët e ajrit në Shqipëri, Prodhimi i Brendshëm Bruto vlerësohet 50 miliardë dollarë. Dalin të dhënat e World Economics

Shkruar nga Newsbomb
Cilësi e dobët e ajrit në Shqipëri, Prodhimi i
Cilësi e dobët e ajrit

Shqipëria renditet e 88-ta në 124 shtete për cilësinë e ndotjes së ajrit. Një raport i World Economics e klasifikon cilësinë e ajrit në Shqipëri si “shumë të dobët”.

Raporti nuk merret të analizojë për shkaqet, por të japë të dhënat e sakta dhe këtë e bazon në të dhënat e mbledhura në Ëorld Health Organization në Gjeneve.

Cilësia e ajrit matet në shkallën e grimcave të imëta (PM2.5). PM2.5 janë grimca të vogla që janë të dëmshme për shëndetin, zvogëlojnë dukshmërinë dhe e bëjnë ajrin të duket i mjegullt kur nivelet janë të larta.

Një nivel i lartë i PM2.5 tregon cilësi shumë të dobët të ajrit. Një nivel shumë i ulët i PM2.5 tregon ajër të pastër.

Shqipëria ka një vlerë të cilësisë së ajrit prej 16.3 PM2.5, duke e vendosur atë në vendin e 88-të nga 124 në renditjen globale të vendeve me cilësinë më të keqe të ajrit.

Prodhimi i Brendshëm Bruto

Ndërkohë që sipas raportit vlerësimi zyrtar për Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) e Shqipërisë ishte 50 miliardë dollarë në fund të vitit 2023 në terma të fuqisë blerëse.

World Economics ka zhvilluar një bazë të dhënash që paraqet PBB-në në terma të fuqisë blerëse, me vlerësime të shtuara për madhësinë e ekonomisë informale dhe rregullime për të dhënat e vitit bazë të vjetëruara të PBB-së. World Economics vlerëson se PBB-ja e Shqipërisë është 66 miliardë dollarë - 33% më e madhe se vlerësimet zyrtare.

Të dhënat e vitit 2023 bazohen në vlerësimet e normës së rritjes nga FMN, të zbatuara për të dhënat e PBB-së të World Economics. Ndërkohë që Burimi i të dhënave është World Economics Research, Londër.

Raportin e plotë e gjeni në linkun e mëposhtëm: https://www.worldeconomics.com/DataQualityRatings/Albania.aspx

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese