Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Ekonomi

Bien importet dhe eksportet në Shtator, Italia, Greqia dhe Kina partnerë kryesorë të Shqipërisë në tregtinë e jashtme

Shkruar nga Newsbomb

Bien importet dhe eksportet në Shtator, Italia, Greqia dhe Kina

Në Shtator 2024 eksportet e mallrave arritën vlerën 31 miliardë lekë, duke u ulur me -8,5 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u rritur me 36,6 %, në krahasim me Gusht 2024, sipas INSTAT.

Importet e mallrave arritën vlerën 71 miliardë lekë, duke u ulur me -3,1 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u rritur me 3,0 %, në krahasim me Gusht 2024. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 40 miliardë lekë, duke u rritur me 1,5 %, krahasuar me Shtator 2023 dhe duke u ulur me -13,2 %, në krahasim me Gusht 2024.

Bien importet dhe eksportet në Shtator, Italia, Greqia dhe Kina

Në këtë nëntëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 286 miliardë lekë, duke u ulur me -14,2 %, krahasuar me një vit më parë, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 666 miliardë lekë, duke u rritur me 2,4 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 380 miliardë lekë, duke u rritur me 19,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023.

Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve:

Gjatë muajit Shtator 2024, në uljen e eksporteve prej -8,5 %, kanë ndikuar grupet: “Tekstile dhe këpucë” me - 5,5 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -2,1 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -0,9 pikë përqindje, etj. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Ushqime, pije, duhan” me +0,5 pikë përqindje dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,4 pikë përqindje.

Bien importet dhe eksportet në Shtator, Italia, Greqia dhe Kina

Eksportet, gjatë këtij nëntëmujori janë ulur me -14,2 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -6,0 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -5,1 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -1,5 pikë përqindje. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Produkte kimike dhe plastike” me +0,04 pikë përqindje.

Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të importeve:

Gjatë muajit Shtator 2024, në uljen e importeve prej -3,1 %, krahasuar me Shtator 2023, negativisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -1,4 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me - 0,9 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -0,6 pikë përqindje, etj. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,8 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me +0,5 pikë përqindje.

Bien importet dhe eksportet në Shtator, Italia, Greqia dhe Kina

Si nëntëmujor, importet janë rritur me 2,4 %, krahasuar me nëntëmujorin e parë 2023. Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të importeve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -1,2 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -0,9 pikë përqindje, “Lëkurë dhe artikujt prej tyre“ me -0,3 pikë përqindje. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +2,7 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +1,3 pikë përqindje, etj.

Ecuria e tregtisë së mallrave sipas vendeve partnere

Në muajin Shtator 2024, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Shtator 2023 janë: Italia (22,4 %), Kosova (40,0 %), Greqia (7,7 %), etj. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritje më të madhe, janë: Spanja (67,0 %) etj.

Gjatë këtij nëntëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (14,2 %), Kosova (6,7 %), Greqia (22,7 %), etj. Ndërsa vendet me të cilin eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, është: Kina (23,4 %), SHBA (81,0 %) etj.

Në muajin Shtator 2024, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe te importeve, janë: Italia (9,3 %), Zvicra (20,1 %), Maqedonia Veriut (29,2) %), etj. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritjen më të madhe të importeve, në krahasim me Shtator 2023 janë: Kina (13,0 %), Greqia (16,0 %), Turqia (16,5 %), etj.

Gjatë këtij nëntëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Turqia (17,5 %), Greqia (19,0 %), Gjermania (4,3 %), etj. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (3,1 %), Kina (0,1 %), Spanja (3,3 %), etj.

Bien importet dhe eksportet në Shtator, Italia, Greqia dhe Kina

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 56,8 %, të gjithë tregtisë. Në Shtator 2024, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 70,5 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 50,9 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (26,5 %), Kina (9,2 %), Greqia (7,3 %) dhe Turqia (7,1 %).

Shkëmbimet tregtare, për nëntëmujorin e parë 2024, me vendet e BE-së zënë 57,2 % të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar – Shtator 2024, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 70,9 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51,4 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (27,8 %), Kina (8,2 %), Turqia (8,1 %) dhe Greqia (7,2 %).

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese