Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Ekonomi

BE dorëzon 288 miliardë lekë për fermerët në Serbi, asnjë kacidhe për shqiptarët, IPARD III është bllokuar për shkak të korrupsionit

Shkruar nga Newsbomb
BE dorëzon 288 miliardë lekë për fermerët në
Ambasadori Emanuele Giaufret dorezon fondet ne Serbi

Emanuele Giaufret, ambasadori i Bashkimit Evropian në Serbi ka dorëzuar paketën për sektorin bujqësor atje, 288 milionë euro ose 288 miliardë lekë, si ndihmë e BE për fermerët serbë. Këto fonde europiane shërbejnë për të stimuluar zhvillimin rural.

Fondet e reja vijnë nga programi IPARD III i Bashkimit Evropian – Instrumenti për Asistencën e Para-Aderimit në Zhvillimin Rural. Ai tashmë ka filluar funksionimin e tij dhe fermerët serbë kanë pasur mundësinë të aplikojnë për fonde nga ky transh në dy thirrje të mëparshme të hapura deri më tani.

“BE kujdeset për fermerët serbë. Ne punojmë për t'i mbështetur ata dhe për t'u siguruar që pas anëtarësimit, kur fermerët serbë të bëhen fermerë të BE-së, ata do të jenë në gjendje të konkurrojnë dhe të kontribuojnë në sektorin tonë bujqësor. Ky financim i konsiderueshëm prej 288 milionë euro donacion do të fuqizojë fermerët, agro-përpunuesit dhe komunitetet rurale për të trajtuar sfidat dhe për të rritur konkurrencën e tyre në treg dhe për të nxitur zhvillimin rural në fusha si turizmi.

Financimi në kuadër të programit IPARD të Bashkimit Evropian është rritur ndjeshëm, duke reflektuar përkushtimin e BE-së ndaj këtyre synimeve, ndërsa ne e shikojmë Serbinë si një shtet të ardhshëm anëtar të BE-së.

Serbia do t'i duhet t'i shfrytëzojë mirë këto para dhe të rrisë kapacitetet e saj absorbuese për të shfrytëzuar sa më mirë këto fonde. Është një nxitje e mirë për bujqësinë e Serbisë! Dhe është shumë më tepër se më parë! Kështu që dëshiroj të inkurajoj të gjithë fermerët që të aplikojnë për këto fonde. BE ka mundësi për ju", është shprehur ambasadori Emanuele Giaufret, gjatë dorëzimit simbolik të paketës prej 288 miliardë euro.

Shqipëria, asnjë kacidhe për fermerët tanë!

Fermerët shqiptarë nuk do të përfitojnë asnjë kacide nga fondet europiane të IPARD III për shkak të korrupsionit që prokurorët e zyrës europiane OLAF zbuluan në Shqipëri. Nga hetimet rezultoi se më shumë se 33 miliardë lekë ose 33 milionë euro, ishin shpërdoruar nga agjencitë përgjegjëse për ndarjen e tyre.

Këto fonde të abuzuar i përkasin prgramit IPARD II dhe për shkak të shkeljeve të mëdha deri në korrupsioni, Bashkimi Europian ka vendosur të pezullojë pa afat grantin e IPARD III, duke lënë thatë fermerët shqiptarë. Abuzimet e mëdha me këto fonde i kushtuan karrierën ministres Frida Krifca, e cila u shkakua nga detyra dhe përflitet se ka përfunduar në SPAK.

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj gjatë raportimit në komisionin e Ekonomisë u pyet mbi zhbllokimin e fondeve të IPARD dhe se kur ato do jenë në dispozicion të fermerëve, të cilët janë “viktimë” e drejtpërderjtë e keqmenaxhimit të strukturave shqiptare. Ajo theksoi se deri në korrik të 2025 nuk priten zhvillime.

Programi IPARD është mbështetja financiare për bujqësinë dhe zhvillimin rural nga fondet e BE-së, në masën 75% dhe qeverisë shqiptare në masën 25%.  IPARD 3 parashikonte deri në fund të 2027 të disbursonte 146 milionë euro për bujqësinë shqiptare. Shqipëria u bë pjesë e IPARD 3 pas IPARD 2 që nisi në vitin 2014 dhe përfundoi në vitin 2021 me një fond total të disbursuar rreth 90 milionë euro.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed