Irena Beqiraj, ish-zëvendës ministre e Financave, ka analizuar me hollësi performancën ekonomike të Shqipërisë gjatë periudhave 2003-2013 dhe 2013-2023. Ajo thekson se rritja ekonomike ka qenë më e lartë në periudhën 2003-2013, me një rritje prej 97% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në monedhën bazë, krahasuar me rritjen prej 69% në periudhën 2013-2023.
Beqiraj gjithashtu nënvizon zhvlerësimin dhe vlerësimin e lekut si faktorë kryesorë në analizën e PBB-së në euro. Gjatë periudhës së parë 2003-2013, leku u zhvlerësua me 5%, ndërsa në periudhën e dytë 2013-2023 u vlerësua me 35%.
Beqiraj thekson faktin se, megjithëse ministri e prezanton rritjen e PBB-së në euro si një arritje, analiza në monedhën bazë tregon se rritja reale ekonomike ka qenë më e lartë gjatë qeverisjes së mëparshme.
Postimi i plotë:
Pse rritja ekonomike ka qenë më e lartë në vitet 2003-2013?
Ministri i Financave ka thënë se "Prodhimi i brendshëm bruto është rritur me më shumë se dy herë, nga 9.6 miliardë euro që shënonte në fund të vitit 2013, në 24.9 miliardë euro që pritet të jetë deri në fund të vitit 2024".
Ekonomistët përdorin një provë të shpejtë për llogaritjen e normës mesatare të rritjes ekonomike vjetore e cila mund te mundësonte dyfishimin e PPB-së për një përiudhë të caktuar.
Ata pjestojne numrin e 69 me vitet që pretendohet se është arritur dyfishimi . Pra që PPB të dyfishohej në 10 vite norma vjetore mesatare e rritjes së PBB duhet të ishte rreth 6.9%. Fatkëqësisht ne nuk e kemi arritur kete rritje.
Por Ministri me kast e parqet në euro PBB-ne edhe jo në lek pasi në universitet ka mësuar që rritja e PPB- se një vendi e shprehur në një monedhë të huaj varet nga rritja e PPB-së në monedhën bazë dhe nga ndryshimi në kursin e këmbimit.
Edhe ndërsa shkruaj mu kujtua që unë e kam mësuar këtë formulë në lëndën e Linda Ramës.
PPB në euro 2023 = PBB në euro 2013 x (1+rritjen e PBB në monedhën bazë në lek ) x( 1+/- verësimin zhvlerësimin e monedhës bazë lek ) .
Pra. Prodhimi Brendëshëm bruto në fund të 2013 ka qënë 1.364 triliardë lek . Në 2023 PPB ishte 2.311 triliardë lek . Rritja e PBB-së në monedhën bazë në lek ka qënë vetëm 69% . Pra nuk qenkërka dyfishuar .
Kursi I këmbimit të euros ka ndryshuar nga 140 që ishte ne 2013 ne 103.8 në 2023 . Pra kemi një rivlërësim të lekut me 35% .
rritja me 2,2 herë që pertendon ministri shpjegohet 69% nga rritja nominale e PPB ne lek dhe 35% nga vlerësimi i lekut .
Meqë ministri me të drejtë ka vendosur te krahasojë , për të arritur tek e verteta do të ishte mirë tu referohej periudhave. Por cfarë ka ndodhur me PBB -në në euro ( sic e do ministri ) në periudhën 2003- 2013 ?
Prodhimi Brendëshëm bruto në fund të 2003 ka qënë 691 miliardë lek . Në 2013 PPB ishte 1.364 triliardë lek . Rritja e PBB-së në monedhën bazë lekun në përiudhën 2003-2013 paskërka qënë 97% .
Ndërsa kursi I këmbimit të euros ka lëvizur nga 133 lek që ishte ne 2003 në e 140 lek në 2013 .
Pra këtë përiudhë kemi një zhvlerësim të lekut me 5%. Për shkak të këtij zhvlerësimi të lekut me 5% PPB-ja 2013 megjithëse eshte rritur më shumë në lek rezulton 1,87 herë më e madhe se ajo e 2003.
E lodha lexuesin me shifra por konkluzionet që duhet te mbani mend janë dy :
1) në periudhën 2003-2013 prodhimi I brendeshëm bruto ne lek është rritur 97% ndërsa në përiudhën 2013-2023 është rritur 69% . Asgjë për t'u krenuar socialisët , përkundrazi !
2) Në përiudhën në 2003-2013 leku është zhvlerësuar me 5% ndërsa me periudhën 2013-2023 leku është vlërësuar me 35%
A mund të krenohen socialistët me vlerësimin e lekut ? Kam frikë se ish kolegët e mi të Ministrisë së financave do të “shtrydheshin shumë" të gjenin edhe të paisnin Ministrin me argumenta ekonomik ligjorë që mbështesin vlërsimim të lekut I cili sot paraqitet edhe më i vlerfshëm se jeni japonez.
Por deri sa Ministria financave të argumentojë me matje faktorët e vleresimit të lekut mund të mjaftohemi me faktin e pa tjetërsueshëm " që rritja e PBB-se e shprehur ne monedhën zyrtare te vendit ka qënë më e lartë në vitet 2003 -2013!