Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Ekonomi

AKSHI hap procedurën për dy tendera: 4.1 milionë dollarë për regjistrin civil dhe 2.6 milionë dollarë për të dhënat e fermerëve

Shkruar nga Newsbomb
AKSHI hap procedurën për dy tendera: 4.1 milionë dollarë
Foto arkiv/ AKSHI

Ditën e enjte, në 6 qershor, AKSHI, Agjencia e Teknologjisë Informative hapi dy tendera: të parin për një për të përmirësuar regjistrin e gjendjes civile në vend, e vlerësuar prej 380 milionë lekësh apo 4.1 milionë dollarë.

Në momentin aktual, regjistri civil varet me një sinkronizim ndërmjet dy qendrave të të dhënave. Të menaxhosh një sistem të tillë është një punë e vështirë që kërkon burime të jashtëzakonshme, thotë AKSHI në procedurat e tenderit.

Të gjithë të interesuarit duhet të krijojnë një sistem që të lëvizin të gjitha të dhënat në një database të vetme dhe që gjithë kjo procedurë të testohet brenda një viti, ndërkohë që duhet të parashikojnë edhe mirëmbajtjen për dy vite të tjera. Të gjitha ofertat duhet të dorëzohen në AKSHI brenda datës 8 korrik, sipas njoftimit të këtij institucioni.

Tenderi i dytë ka të bëjë me zhvillimin e një software për të mbledhur dhe procesuar të dhënat ekonomike nga fermerët, nën një buxhet prej 239 milionë lekë.

Shqipëria kërkon të bashkohet në rrjetin e BE për mbledhjen e këtyre të dhënave FADN dhe të standartizojë ato për të pasur një të dhënë të plotë në kushtet ekonomike dhe agrikulturore në vend. Procedura e testimit të këtij sistemi do të jetë 9 muaj ndërkohë që për mirëmbajtjen do të duhen edhe dy vite të tjerë. Edhe për këtë tender ofertuesit duhet të deklarohen deri në datën 8 korrik.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese