Hapësire reklamuese

Politikë

Ekonomi me të rinjtë e FRESSH Krujë, ecje në qytet: Më 25 prill vota për të ardhmen

Shkruar nga Newsbomb
Ekonomi me të rinjtë e FRESSH Krujë, ecje në qytet: Më

Numri 1 i listës së kandidatëve për deputetë në qarkun e Durrësit Milva Ekonomi dhe të rinjtë energjikë të FRESSH Krujë, gjatë një ecje në qytet, përcollën tek qytetarët krutanë mesazhin për të votuar më 25 prill  për një të ardhme më të mirë.

Në bisedat me njerëz të zakonshëm, Ekonomi dhe të rinjtë u bënë thirrje qytetarëve të zgjedhin PS për një mandat të tretë, që projektet e nisura për tranaformimin e vendit, të përfundojnë. Gjatë ecjes në rrugicat e Pazarit të Krujës, Ekonomi bisedoi me bizneset për projektet që do të zhvillojnë edhe qytetin e Krujës, sikurse të gjithë Shqipërinë.

Duke përmendur disa nga ndërhyrjet që ka bërë qeverisja socialiste për një klimë më të mirë të të bërit biznes, sic janë lehtësirat fiskale apo skemat mbështetëse, Ekonomi u garantoi përfaqësuesve të bizneseve, se në mandatin e tretë, kjo përkrahje do të vijojë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.