Tirana
scattered clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
1.5kmh
40 %
Hën
7 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

Ekezekutimi i Kastratit në mes të Fierit, identifikohen dhe shpallen në kërkim 4 autorët: Vrasësit janë nga Fushë-Kruja dhe Tirana (E PLOTË)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

29957172088ec67491ce74dc5a2374d4

4 persona janë shpallur në kërkim nga Policia, si autorë të dyshuar të atentatit të ndodhur pak ditë më parë në mes të Fierit, ku mbeti i vdekur Shkëlzen Kastrati.

Sipas Policisë së Fierit, mbi bazën e provave të grumbulluara nga strukturat hetimore të DVP Fier, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur në mungesë masën “Arrest në burg”, për  veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, për shtetasit:

– Albert Zaja, 37 vjeç dhe Elmir Tufa, 29 vjeç, të dy banues Fushë Krujë;

– Elson Xhecuka, 27 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë;

– Silvio Cara, 39 vjeç, banues në Tiranë.

“Gjithashtu, në zbatim të vendimit të Gjykatës, nga ana e Policisë është ushtruar kontroll në banesat e këtyre shtetaseve. Në përfundim të veprimeve është bërë shpallja e tyre në kërkim kombëtar dhe vijon puna edhe për shpalljen në kërkim ndërkombëtar.

Gjatë veprimeve hetimore, strukturat e Policisë kanë  sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe dy automjetet që janë përdorur nga autorët për të kryer vrasjen dhe për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Vijon puna për lokalizimin e tyre dhe po bashkëpunohet me homologët, pasi dyshohet se mund të jenë larguar drejt një vendi të BE-së. 

Gjithashtu, nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna hetimore nga strukturat e Policisë, për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë ngjarje kriminale”, njofton Policia

Kujtojmë se, Shkëlzen Kastrati, 41 vjeç, mbeti i vdekur paraditen e 1 shkurtit në Fier pas një atentati të mirorganizuar, në rrethrrotullimin e Sheqit. Ai udhëtonte me mjetin e tij tip Mercedes Benz ML, kur u qëllua me dy plumba që i morën jetën.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img