Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
54 %
1kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
43 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Ekezekutimi i Kastratit në mes të Fierit, identifikohen AUTORËT, Policia shpall në kërkim 4 persona

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

09a4dfbd73879ca480ff7cede4151b85

4 persona janë shpallur në kërkim nga Policia, si autorë të dyshuar të atentatit të ndodhur pak ditë më parë në mes të Fierit, ku mbeti i vdekur Shkëlzen Kastrati.

Në kërkim janë 3 persona që dyshohet se kanë marrë pjesë direkt në atentat, ndërsa personi i katër është shoferi i një mjeti tip “Audi” që ka pritur në Mbrostar autorët. Pasi kanë djegur mjetin tip Range Rover me të cilin bënë atentatin, autorët janë larguar me “Audi”.

Identiteti i tyre nuk bëhet me dije. Pritet që në orët në vazhdim Policia të dërgojë njoftim zyrtar.

Kujtojmë se, Shkëlzen Kastrati, 41 vjeç, mbeti i vdekur paraditen e 1 shkurtit në Fier pas një atentati të mirorganizuar, në rrethrrotullimin e Sheqit. Ai udhëtonte me mjetin e tij tip Mercedes Benz ML, kur u qëllua me dy plumba që i morën jetën.

Që prej ditës së vrasjes së 41 vjeçarit bëhet me dije se policia ka shoqëruar disa persona, kalimtarë të rastit apo dhe persona të tjerë që kanë lidhje me ngjarjen. Gjatë orëve të fundit policia ka zhvilluar disa operacione të befasishme në Tiranë, për kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjes.

Gjithashtu, operacione dhe kontrolle shtëpishë janë bërë dhe në qytetet e Durrësit dhe Vlorës, si dhe në Fier.

Më shumë

spot_img
spot_img