Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
72 %
2.6kmh
75 %
Sht
16 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

“Eja bashkëpunojmë pas 25 prillit”, Basha i përgjigjet një herë e mirë Ramës nga Kombinati: Ta dinë gjithë qytetarët, që nuk ka…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha vizitoi sot zonën e Kombinatit në kryeqytet, ku u takua me qytetarë duke iu premtuar atyre një të ardhme më të mirë pas 25 prillit.

Ndërkohë nuk la pa përmendur edhe ftesën që i bëri dje Rama gjatë një interviste për mediat në rrugën e Arbrit. Basha nga Kombinati tha se pa u larguar Edi Rama, nuk ka ndryshim për vendin, kështu që e përjashtoi një herë e mirë një bashkëpunim mes tyre.

Megjithatë mbetet për t’u parë lëvizja e çdo lideri apo çdo partie pas 25 prillit, kur të dalin dhe rezultatet sipas qarqeve.

Lulzim Basha: Të dashur vëllezër dhe motra faleminderit për këtë pritje të jashtëzakonshme. Adhurimin për ndryshimin e prek dhe e ndjej kudo. Varg i gjatë njerëzish dhe automjetesh janë bërë bashkë për të shprehur padurimin e largimit të këtij. I kërkojmë falje atyre që ngecin në trafik për pak minuta, por iu them i sigurtë se ngecja e 8 viteve do të marrë fund. Ne kemi një plan i cili në qendër ka familjen tuaj. Ju e di se 8 vite me radhë ai që sot ju kërkon dhe 4 vite të tjera mendoi për veten e tij dhe një grusht njerëzish. Ju e di nëse 8 vite nuk i ka mbajtur premtimet e njerëzve, a ke të drejtë të kërkosh dhe 4 vite? Jo.

Po ju kërkon prapë dhe 4 vite të tjera, por ju ia keni mbyllur derën. Këtu nga kombinati dua t;ju them juve dhe gjithë qytetarëve të Tiranës dhe të Shqipërisë, dhe Rama e di, e ka pranuar humbjen, tani kërkon të bashkëqeverisë me ne. Dua t’i them që nuk ka ndryshim për shqiptarët pa u larguar Edi Rama. Ndryshimi do të vijë përmes përkushtimit dhe ekipit të “Aleancës për Ndryshim”.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img