Tirana
light rain
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
50 %
3.1kmh
40 %
Hën
25 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Eh ç’bën dashuria! Schweinsteiger me flamurin serb në këpucë

Lajme të ngjashëm

Dashuria e fortë edhe pse e sapolindur me tenisten simpatike Ana Ivanovic e ka bërë kampionin e botës në futboll, Bastian Schweinsteiger të kthehet në një mbështetës dhe promotor të simboleve kombëtare të Serbisë.

Ndoshta kjo pak do t’i pëlqejë tifozëve nga trevat shqiptare, por mesfushori energjik gjerman e tregon dhe kështu dashurinë e tij për sportisten ballkanase.

Schweinsteiger u përfol se ishte në një lidhje me bukuroshen Ana Ivanovic vitin e kaluar, para se të rikthehej sërish në krahët “e vjetër”, te partnerja afatgjatë Sarah Brandner. Por tani “Schweini” që në gjermanisht do të thotë ‘derr’, ka dribluar sërish jashtë fushës me një bukuroshe brune.

Futbollisti ka hequr emrin e Sarah nga këpucët zyrtare, dhe ka vendosur disa data në domethënie të tenistes nga Beogradi, një fjalë serbe dhe një flamur të Serbisë. Ana Ivanovic aktualisht është në Melbourne, ku po garon në Australian Open, turne ku vajti pak ditë pas takimeve me lojtarin gjerman. 


Më shumë