Tirana
overcast clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
82 %
5.1kmh
90 %
Hën
11 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

‘Eglantina filloi të dridhej’, dëshmitari i krimit makabër tregon si e kërcënoi i vëllai: Kur iku një të mos bëhen dy se ke fëmijë…

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4279aeb9679c71d052028fdf9556585d

Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me ngjarjen shokuese të vitit 2012, ku at e bir vranë në bashkëpunim me një shokun e Shkëlzenit, familjaren e tyre Eglantina Buci.

Ai ka marrë statusin e të penduarit dhe ka treguar gjithçka për policinë, duke thënë së fundmi se e ndjera e kuptoi që do e vrisnin dhe filloi të dridhej në momentin e fundit kur u qëllua për vdekje nga vëllai i saj Shkëlzen Buci.

I penduari para pak ditësh ka thënë se i vëllai ndaloi në një lavazh në Tiranë dhe lau makinën, me të cilën udhëtoi drejt Malit me Gropa. 

M.T. ka filluar të dëshmojë që në janar të vitit 2018, kur u arrestua për një tjetër krim bashkë me Shkëlzen Bucin. “Pas vrasjes, Shkëlzen Buci më tha: ‘Këtë që pe sot, fshije nga kujtesa, kur iku një, të mos bëhen dy, se ke fëmijë’.

Dëshmitari kujton gjithashtu se kërcënimet kishin vazhduar brenda ditës edhe nga Faik Buci, “se mos bën vaki e të merr koka erë, se ke çunin për të rritur”.

Dëshmia e plotë

Me Shkëlzenin jam mik dhe për këtë arsye kam njohur edhe familjen e tij, babanë dhe motrën. Ai më kishte treguar se motra ishte larguar nga banesa e tyre bashkë me fqinjin, kundër dëshirës së familjes. Kur kishte ikur, e motra kishte marrë edhe një shumë lekësh, rreth 12 milionë, më tha Shkëlzeni.

Ai më kërkoi që të kisha një lidhje intime me motrën e tij, për shkak se nuk po e gjenin dot. Për një periudhë kohe kam folur me Eglantinën, por kisha frikë se mos më shkatërrohej familja ime, pasi jam i martuar dhe kam edhe një djalë. Janë takuar edhe më parë afër ‘Kafes së Rremës’.

Në tavolinë kanë qenë Faiku, Shkëlzeni dhe xhaxhai, me ta ishte gjithashtu edhe i dashuri i saj. Kafja ishte gjasme për t’u pajtuar. Faiku u kërkoi që të fejoheshin dhe ta bënin zyrtare. Më vonë, unë jam takuar me të dhe në momentin që e kam takuar, ka ardhur Shkëlzeni dhe më ka thënë se kish ardhur për t’u pajtuar.

Unë Shkëlzenit i kisha dhënë një makinë ‘Golf 2’ për ta përdorur sepse kam dy makina, edhe një ‘Golf 3’. Shkëlzeni dhe Eglantina ishin përpara, ndërsa mua më kërkoi që të futem mbrapa në makinë. Ai i tha së motrës që do të shkonin për të pirë një kafe, por më pas e devijoi rrugën drejt Malit me Gropa.

Eglantina e kuptoi dhe filloi të dridhej dhe të qante. I tha që do të bënte ç’të donte ai, do të martohej me këdo, edhe sakat po të ishte, vetëm të mos e lëndonin. Shkëlzeni nuk i foli fare dhe vazhdoi rrugën. Në momentin që kemi arritur në Malin me Gropa, ai e tërhoqi të motrën me forcë nga makina, ndërsa ajo vazhdonte të qante, por ai nuk e mori parasysh.

Shkëlzeni e qëlloi direkt me plumb në fytyrë dhe pastaj edhe disa herë të tjera, s’e kujtoj shumë mirë, pasi u trondita. Më pas është afruar te makina, ka marrë disa qese, e ka mbështjellë trupin dhe s’e di ku e ka hedhur, pasi isha i frikësuar.

Më pas, Shkëlzeni mori makinën dhe nisëm të ktheheshim. Kur po vinim për poshtë, ai ka marrë në telefon Faikun (babanë) dhe i ka thënë që ajo punë u krye.

Faiku e ka pyetur nëse ishte vetëm, Shkëlzeni i tha që isha edhe unë në makinë. Faiku i kërkoi të më hiqte qafe, por Shkëlzeni nuk pranoi. Atëherë, Faiku i kërkoi të më dërgonte tek ai. Kur kam vajtur dhe jemi takuar, Faiku më kërcënoi me jetën e familjes sime.

Më tha që nëse flet me dikë për këtë ngjarje, do të zhduk bashkë me familjen. Nga frika se mos u ndodhte diçka e keqe familjarëve të mi, unë kam heshtur.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img