Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Egla "plas bombën": Një personazh që del çdo mbrëmje në TV më ka ngacmuar, kërkova punë dhe më tha 'po varet'

Shkruar nga Newsbomb
Egla "plas bombën": Një personazh që del çdo

Aktorja e njohur dhe aktualisht banore e shtëpisë së "Big Brother" ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e djeshme, teksa ka deklaruar se një personazh televiziv që del çdo mbrëmje në ekran e ka ngacmuar seksualisht. Ngjarja, sipas Egla Cenos, ka ndodhur vite më parë.

Ajo tregoi se kur kishte shkuar të kërkonte punë, ky personazh i ka kthyer përgjigjen "po varet", me Eglën që sot aludon se episodi ka qenë një ngacmim seksual.

“Po kërkoja punë nëpër Tiranë dhe shkoj te Piramida që ishte ‘Top Albania Radio’ dhe punonte një person që sot e shfaq fytyrën e vet në një televizion tjetër bashkë me një kolegun tim. Në kërkesën time për punën ai tha “po varet”, ka qenë shumë i drejtpërdrejtë.

Kam ikur nga sytë-këmbët e tij sepse isha shumë e vogël, sapo kisha mbaruar akademinë. Këta mesa duket mjafton që të jesh femër dhe e provojnë", është shprehur aktorja e njohur, teksa bisedonte në oborrin e shtëpisë me banoren tjetër Julia Ilirjani.

@bigbrother_albania3 Egla dhe Roza ne shtepi #romeoveshaj #meritonmjekiqi #erjoladoci #eglaceno #saragjordeni #juldeda #tirane #bardhiidrizi ♬ original sound - bigbrothervipalbania

Pavarësisht peshës së rëndë të kësaj deklarate, ajo duhet marrë me rezerva sepse Egla Ceno rrezikon të përjashtohet në natën e sotme të spektaklit, për shkak të sjelljeve dhe veprimeve të papranueshme ndaj banorëve të tjerë.

Në shtëpinë e "Big Borther" ka mbërritur prej dy ditësh dhe një zarf i zi, i cili mendohet se ka brenda njoftimin për eleminimin e banores Egla Ceno nga ky "reality show". Gjasat janë që për të tërhequr vëmendjen nga vendimi që mund të merret, aktorja ka risjellë një histori që pretendon se ka ndodhur më shumë se dy dekada më parë duke u viktimizuar.

Mediat dhe reagimet në opinionin publik kanë qenë të shumta ditët e fundit për shkak të sjelljes së Eglës, e cila ka nisur me ofendimet ndaj Rikes, Françeskës, Ledjonës, Ilnisës dhe së fundmi edhe ndaj Rozës. Teksa banorja i tregonte se në shtëpi ishte një zarf i zi për veprimet e saj, ajo i ka tështirë disa herë në fytyrë.

@migi_migi4 Kush duhet te dale? #migi_migi4 #bigbrothervipalbania #eglaceno #rikeroci #debate #fyp #viral #albaniantiktok #kosovatiktok #albanian #albania #kosovo #fyp ♬ Epic War - Kidmada

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese