Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Egla Ceno e shokuar: Çfarë jete është kjo të mos shkosh dot në tualet?

Shkruar nga Newsbomb
Egla Ceno e shokuar: Çfarë jete është kjo të mos
Shqetësimi më i madh për banoren e Big Brother Vip Albania, Egla Ceno vazhdon të jetë një dhe i vetëm “trafiku në tualet”. Prej disa javësh aktorja Egla Ceno debaton me banoret vajza se duhet ta lirojnë tualetin pasi duhet të kryejë nevojat personale. Siçdo ditë gjatë qendrimit në atë shtëpi, edhe sot aktorja është ankuar duke u shprehur tek Rikja se nuk mund të bashkëjetojë më me banorë që nuk lirojnë tualetin. “Të soset durimi ndonjëherë...çfarë jete është kjo mos me shku dot në banjo” Rikja e ka dëgjuar, por nuk ka lënë asnjë koment për ankesën e Eglës. Ky problem ceket nga aktorja edhe në ‘prime’ dhe madje është bërë një nga arsyet kryesore të nominimeve të saj vetëm konkurente vajza. © Credits instagram.com/bigbrotheralb_vip/

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese