Tirana
scattered clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
77 %
1kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
30 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Efiçenca e energjisë, lëshohet certifikata e parë e performancës së energjisë për ndërtesat

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c3e292537330ed33fdbbbe1c3b7a0a38

Agjencia për Efiçencën e Energjisë ka lëshuar certifikatën e parë të performancës së energjisë për ndërtesat.

Një risi në Shqipëri e cila vjen si rezultat i punës së bërë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së bashku me AEE, duke shënuar kështu një standard europian i cili do të shtrihet edhe më tej.

Referuar ndryshimeve ligjore, certifikata e performacës së energjisë për ndërtesat është një element që shërben për të treguar konsumin e energjisë së ndërtesës dhe efiçencën e saj energjetike. Certifikata shoqërohet edhe me raportin e përgatitur nga audituesit e energjisë ku përmes saj qytetarët do të mund të kenë informacion të plot mbi konsumin e energjisë së banesës ku ata jetojnë, si dhe do të mund të marrin rekomandime për mënyrën se si të përmirësojnë performancën energjetike të ndërtesës, duke ulur konsumin e energjisë.

Sipas kuadrit ligjor të miratuar, të gjitha ndërtesat të cilat aplikojnë për leje ndërtimi, ato që shiten apo jepen me qera, duhet të pajisen me certifikatën e performances së energjisë. Ndërtesat e reja në fazë projektimi që aplikojnë për leje ndërtimi duhet të kenë minimalisht klasin energjetik B.

Pak muaj më parë, Agjencia për Efiçencën e Energjisë nisi krijimin e trupës së audituesve të energjisë, e cila do të ketë si detyrë auditimin dhe certifikimin e të gjitha godinave shtetërore apo private dhe pajisjen e tyre me certifikatë energjie.

certifikata.jpg

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img