Tirana
overcast clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
66 %
3.1kmh
90 %
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
12 °
Die
13 °
Hën
11 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Efektiviteti, imuniteti dhe transmetimi tek të tjerët, ja 8 gjërat që nuk i dimë për vaksinën anti-Covid

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

8c5cbded67d7b9f9758d93144a896715

Sa më shumë që afrohet dita e daljes në treg të vaksinës anti-Covid, dilemat për efektivitetin e saj janë të mëdha.  

Edhe pse ekspertët konfirmojnë se efekti i saj është në nivele të larta, kjo nuk i qetëson aspak popullatën.  

Disa pika kanë mbetur për tu sqaruar dhe më poshtë do të gjeni përgjigjen e 8 prej tyre.

Vaksina redukton vetëm simptomat, apo ul edhe transmetimin e virusit?

Nuk është ende e qartë se çfarë i referohet “efikasiteti 90 për qind” i deklaruar nga prodhuesit. A është vaksina shumë efektive në reduktimin e simptomave të sëmundjes, apo eliminon edhe transmetimin viral? Në rastin e dytë, do të lehtësonte një pjesë të rëndësishme të shqetësimit.

Por koronavirusi SARS-CoV-2 do të vazhdonte të qarkullonte në heshtje, përmes rasteve pozitiveve asimptomatikë. Ndaj duhet të vazhdojë vigjilenca nga më të rrezikuarit që nuk mund të vaksinohen, dhe që për shkak të disa moshës dhe kushteve shëndetësore, mund të preken ende nga sëmundja në një formë serioze.

Çfarë ndodhi me pjesëmarrësit në teste që u sëmurën?

Siç ishte planifikuar, Pfizer e lëshoi ​​deklaratën e saj, pasi 94 pjesëmarrësit e parë në studim (përfshirë më shumë se 43.000 njerëz të vaksinuar dhe grupe kontrolli) u prekën nga Covid. Ne nuk dimë praktikisht asgjë mbi këto raste pozitive.

Nëse efektiviteti i vaksinës është 90 për qind ose më shumë, mund të supozojmë se ato i përkisnin grupit që mori placebo-n, por deri në çfarë mase saktësisht? A kanë përjetuar disa simptoma të rënda? Pra, a mund të shpresojmë që vaksina të zvogëlojë shumë rrezikun e vdekjes nga Covid-19? A kishin këta njerëz faktorë të veçantë rreziku, që e favorizonin virusin?

A varet nga mosha efektiviteti i kësaj vaksine?

Ne e dimë që testimet përfshinë edhe fëmijët mbi 12 vjeç dhe të rriturit deri në 85 vjeç. Por nuk janë bërë publike të dhëna mbi efektet e vaksinës, në lidhje me moshën e vullnetarëve, transmeton lajmi.net.

Kjo është një pikë delikate, pasi dihet që sistemi imunitar e të moshuarve është më pak reagues ndaj stimulimit të vaksinës. Pastaj janë tiparet demografike? A kanë rëndësi faktorë të tillë si gjinia apo përkatësia etnike?

A do të zgjasë kjo efektshmëri 90 për qind me kalimin e kohës?

Sipas personave të brendshëm në kompani, duke pasur parasysh numrin e konsiderueshëm të vullnetarëve të përfshirë, efektshmëria mund të luhatet me disa pikë përqindjeje, por duhet të mbetet në rendin e përshkruar në fillim.

Nuk ka gjasa që nga tani deri kur të arrihen 164 infeksionet e nevojshme për të përfunduar provën, efikasiteti të ndryshojë shumë. Për shembull të bjerë në 50 për qind.

Sa do të zgjasë imuniteti?

Informacioni i bërë publik deri më tani, nuk shkon përtej javës së parë pas dozës së dytë të vaksinës. Eksperimentet do të vazhdojnë, dhe do të ofrojnë të dhëna, se çfarë ndodh pas disa javësh ose muajve. Por afatet e ngushta të pandemisë, nuk do të na japin ndoshta mundësi të konstatojmë nëse mbrojtja zgjat më shumë. A do të duhet të vaksinohemi çdo vit, si me gripin e zakonshëm?

A do të aprovohet vaksina e Pfizer dhe Biontech?

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA, kërkon 2 muaj të dhëna mbi sigurinë për të paktën gjysmën e pjesëmarrësve në provën e Fazës nr.3, përpara se të shqyrtojë mundësinë e dhënies së autorizimit për një vaksinë. Një ilaç mund të miratohet vetëm pasi të ketë grumbulluar të dhëna të mjaftueshme për t’u konsideruar i sigurt, transmeton lajmi.net.

Deri më tani, nuk  është shfaqur asnjë efekt anësor i dukshëm nga testet e Pfizer dhe BioNTech. Dhe ndryshe nga provat e tjera në vazhdim nga kompanitë e tjera, studimi nuk ka pësuar asnjë ndërprerje deri më sot për shkak të ngjarjeve të dyshuara anësore.

A do të jemi në gjendje që ta shpërndajmë atë tek miliarda njerëz?

Vaksina e Pfizer duhet të ruhet të paktën në -70 gradë Celcius, një fakt që do të krijojë vështirësi të mëdha në shpërndarjen e tij. Në disa nga vendet më të populluara në botë, është tashmë një sfidë t’i çosh vaksinat në frigoriferë që garantojnë një temperaturë 2-8 gradë Celcius.

Pse deklarata nuk u shoqërua menjëherë me të dhënat e detajuara?

Nxitimi për ta përhapur lajmin, mbetet një enigmë e vështirë për t’u zgjidhur, dhe në të cilën mund të përfshihen edhe arsyet financiare. Një hipotezë e mundshme, e sugjeruar në një artikull në “National Geographic”, është se të dyja kompanitë ndiheshin të detyruara moralisht ta shpërndanin këtë informacion të parë, për shkak të fazës veçanërisht të vështirë në të cilën ka hyrë pandemia. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img