Hapësire reklamuese

Aktualitet

Efektivit i hodhën në erë makinën në Kavajë, nis hetimi për disa persona që u gjobitën nga Lulëzim Muça

Shkruar nga Newsbomb
Efektivit i hodhën në erë makinën në Kavajë, nis

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Kavajë, ku mjeti i një efektivi u hodh në erë me tritol në garazhin e pallatit, në afërsi të vendit të njohur si “Tregu Industrial”.

Makina që është hedhur në erë me tritol është e efektivit Lulëzim Muça. Ky i fundit mban detyrën e inspektorit të Qarkullimit Rrugor në Kavajë. Dyshohet se lënda plasëse ka qenë rreth 100 gramë, ishte montuar dhe shpërthimi u bë me telekomandë.

Në lidhje me ngjarjen Muça është shprehur se beson se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës së tij.  Mësohet se policia po verifikon disa persona në Kavajë që janë gjobitur në herët nga polici Muça.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu