Hapësire reklamuese

Aktualitet

Efektivi ndihmonte bashkëshortin e dhunshëm që të merrte fëmijët nga gruaja, reagon policia e Berati: Efektivi u pezullua nga detyra, vijon...

Shkruar nga Newsbomb
Efektivi ndihmonte bashkëshortin e dhunshëm që të merrte

Policia e Beratit ka reaguar në lidhje me denoncimin e bërë dje në “Fiks Fare”, ku një grua dhunohej nga bashkëshorti, teksa akuzonte edhe një polic, që sipas saj ndihmonte ish burrin që ti merrte 2 fëmijët, që me vendim gjykate i përkisnin asaj.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar menjëherë Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për të dërguar një grup pune në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, me qëllim verifikimin e këtij rasti.

Punonjësi i Policisë, inspektor B. A. është pezulluar nga detyra dhe ndaj tij ka filluar hetimi disiplinor, pasi nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës, që parashikonte se punonjësi i Policisë duhet ta shoqëronte shtetasen Z. L. deri në banesë dhe ta mbikëqyrte atë deri në largimin pas marrjes së fëmijëve dhe sendeve personale nga banesa. 

Njoftimi i plotë:

Në lidhje me rastin e transmetuar mbrëmjen e djeshme në emisionin Fiks Fare, që bënte fjalë për një shtetase të dhunuar nga ish-bashkëshorti, e cila akuzon inspektorin e Policisë së zonës, për neglizhencë dhe moszbatimit të vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, ju bëjmë me dije se:

Menjëherë pas transmetimit të këtij rasti, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për të dërguar një grup pune në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, me qëllim verifikimin e këtij rasti.

Punonjësi i Policisë, inspektor B. A. është pezulluar nga detyra dhe ndaj tij ka filluar hetimi disiplinor, pasi nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës, që parashikonte se punonjësi i Policisë duhet ta shoqëronte shtetasen Z. L. deri në banesë dhe ta mbikëqyrte atë deri në largimin pas marrjes së fëmijëve dhe sendeve personale nga banesa. 

Policia e Shtetit falënderon qytetarët dhe i fton ata që të denoncojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën dhe çdo paligjshmëri, në numrin pa pagesë 112, në Komisariatin Dixhital dhe në adresat e tjera zyrtare të Policisë së Shtetit, duke garantuar reagim të shpejtë e të paanshëm.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu