Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
1kmh
0 %
Enj
38 °
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
34 °
Hën
28 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Efektivi i policisë qëlloi rojen e kanabisit në Fier, reagon SHÇBA: Shpallet në kërkim 23-vjeçari, sekuestrohen armë dhe qindra fidanë kanabis

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

SHÇBA ka dhënë informacion në lidhje me ngjarjen, ku një efektiv i policisë në Fier plagosi një rojen që ruante kanabisin.

Në momentin kur policia ka kanë nisur kontrollin në pyllin e Gjorgoz, efektivët janë ndeshur me një person i cili ka drejtuar armën automatike. Në këtë moment, pasi punonjësit e policisë kanë parë veprimin e tij, i kanë bërë disa herë thirrje të ndalonte, por personi ka shfaqur rezistencë duke mbushur armën për të qëlluar në drejtim të tyre.

Në kushtet e një situate të tillë, punonjësi i policisë ka qëlluar në drejtim të personit të armatosur duke e plagosur atë në shpatull.

Në lidhje me ngjarjen e mësipërme u arrestua në flagrancë Greseld Shpataraku, 29 vjeç, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Mbajta pa leje e armëve dhe municionit uftarak” dhe “Mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje u shpall në kërkim bashkautori tjetër, i cili ka mundur të largohej nga vendi i ngjarjes, shtetasi A.R., 23 vjeç, banues në Patos.

Policia si provë materiale ka sekuestruar fidane kanabisi, armë etj.

Njoftimi i policisë:

SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, si edhe struktura të DVP Fier referuan materialet pranë Prokurorisë Fier për arsye se në vendin e quajtur pylli i fshatit Gjorgoz, në Njësinë Administrative Cakran, Grupi i Monitorimit dhe Kontrollit të Territorit gjatë ushtrimit të detyrës bazuar mbi planet për evidentimin e kultivimit të bimëve narkotike, ka kapur në flagrancë një person të panjohur, të armatosur.

Grupi i Kontrollit të policisë mbështetur në Planin e Veprimit të DVP Fier dhe në Urdhërin “Për ngritjen e Grupit të Kontrollit të territorit për kultivim të bimëve narkotike”, në bashkëpunim me Rojtarin e Pyllit, përfaqësues i Institucionit të pushtetit vendor, janë ndeshur me një person i cili ka drejtuar armën automatike.

Në këtë moment, pasi punonjësit e policisë kanë parë veprimin e tij, i kanë bërë disa herë thirrje të ndalonte, por personi ka shfaqur rezistencë duke mbushur armën për të qëlluar në drejtim të tyre.

Në kushtet e një situate të tillë, punonjësi i policisë ka qëlluar në drejtim të personit të armatosur duke e plagosur atë në shpatull.

Në lidhje me ngjarjen e mësipërme u arrestua në flagrancë shtetasi G. Sh., 29 vjeç, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Mbajta pa leje e armëve dhe municionit uftarak” dhe “Mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje u shpall në kërkim bashkautori tjetër, i cili ka mundur të largohej nga vendi i ngjarjes, shtetasi A.R., 23 vjeç, banues në Patos.

Në vendngjarje u kryen të gjitha veprimet proceduriale, si dhe u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

•  1 automatik me dy krehëra të lidhur me natriban, të mbushur me nga 30 fishekë secili. Automatiku në vendngjarje u gjet në gjendje të gatshme për të realizuar qitjen;

•  rreth 180 fishekë me pako të cilat u gjetën në çadrën e vendstrehimit;

•  çadër strehimi i tipit alpin me tesha për fjetje dhe ushqime.

•  rreth 270 gota të mbjella me fidanë të bimës Kanabis Sativa, dhe dy parcela me 23 bimë të mbjella në tokë;

•  1 telefon celular.

Nga hetimet paraprake të kryera në vendngjarje dhe nga deklaratat e dëshmitarëve u arrit në përfundimin se veprimet e punonjësit të policisë klasifikohen si të rregullta juridikisht dhe në përputhje me procedurat standarde të përdorimit të armës, duke qenë tërësisht në kushtet e mbrojtjes së nevojshme. 

Hetimet vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img