Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Memaliaj, Gjirokastër ku një efektiv policie ka përplasur një person me makinë.
Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për një efektiv të burgut të Bençës, Klement Sinani i cili ka përplasur me makinë një 70-vjeçar.
Mësohet se i moshuari Ramadan Llangozi është nisur me urgjencë drejt spitalit dhe është në gjendje të rëndë. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.