Hapësire reklamuese

Aktualitet

Efektivi bën manovra me xhet-ski? Reagon Policia: Keqardhje për postime të tilla, video e qershorit kur bëheshin prova për gjendjen e mjetit

Shkruar nga Newsbomb
Efektivi bën manovra me xhet-ski? Reagon Policia: Keqardhje për

Policia Kufitare e Vlorës ka reaguar pas një video të publikuar në rrjetet sociale ku dallohej një efektiv i policisë teksa kryente manovra me motor uji, ndërsa një tjetër e filmonte.

Në rrjetet sociale thuhej se video tregonte një polic që kryente manovra të rrezikshme ndërsa “kolegu e filmonte për ta hedhur në Facebook”.

Por policia thotë se e vërteta është ndryshe. Video është realizuar në muajin qershor dhe efektivi i policisë ishte duke kryer prova për të parë gjendjen e mjetit lundrues.

“Theksojmë se këto prova janë kryer në prezencë të Policisë Kufitare, në një pjesë plazhi ku nuk ka patur pushues”, thuhet në reagimin e policisë e cila i bën thirrje portaleve të mos përhapin dezinformacion që nxit urrejtje ndaj uniformave blu.

Reagimi i policisë:

Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, ku shfaqet një punonjës policie me një mjet lundrues me mbishkrimin "Policia", në det, ju informojmë se:

Mjeti lundrues tip "Jet ski" që shfaqet në video, është mjet i dhuruar për Policinë Kufitare, në muajin qershor.

Pamjet që shfaqen në video janë kapur në muajin qeshor, në Palasë, gjatë kohës që janë bërë prova për të parë gjendjen e mjetit lundrues.

Theksojmë se këto prova janë kryer në prezencë të Policisë Kufitare, në një pjesë plazhi ku nuk ka patur pushues.

Policia shpreh keqardhje për postime të tilla që synojnë të nxisin reagimin qytetar kundër Policisë së Shtetit, e cila është e angazhuar maksimalisht 24/7 për të garantuar rend e siguri për pushuesit dhe për qytetarët në mbarë vendin.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll