Hapësire reklamuese

Aktualitet

Efektivët prangosin përgjegjësin e Policisë Bashkiake, shiste produkte të skaduara pranë gjimnazit (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Efektivët prangosin përgjegjësin e Policisë Bashkiake,
Përgjegjësi i Policisë Bashkiake Konispol, Neim Arapi është arrestuar në kushtet e flagrancës nga forcat e rendit. Efektivët e Komisariatit të Sarandës kishin informacione se ky shtetas shiste mallra të kontrabanduara brenda perimetrit të një gjimnazi në Konispol. Nga verifikimi i produkteve dhe mallrave që 56 vjeçari u shiste nxënësve, ka rezultuar se ato jo vetëm që ishin të kontrabanduara e pa doganë, por u kishte kaluar dhe afati i skadencës. "Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimit e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë pronarin e dyqanit, shtetasin Neim Arapi, 56 vjeç, banues në Konsipol, me detyrë përgjegjës i Policisë Bashkiake Konispol", thotë Policia. Nga verifikimet ka rezultuar se ky shtetas duke përdorur detyrën si përgjegjës i Policisë Bashkiake, kishte ndikuar për të shmangur kontrollet në subjektin ku shiteshin produkte pa faturë.  Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan produkte të ndryshme ushqimore të kontrabanduara dhe të skaduara.

Njoftimi i plotë i Policisë së Sarandës:

Sherbimet e Komisariati të Policisë Sarandë, në zbatim të planit të masave të hartuar në funksion të Paketës së Sigurisë në shkolla, kanë ushtruar kontrolle në afërsi të shkollave, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe për parandalimin evidentimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie. Gjatë kontrolleve, në një subjekt tregtar që ushtronte aktivitetin brenda perimetrit të sigurisë së një shkolle të mesme, në Konispol, punonjësit e Policisë kanë konstatuar se pronari i këtij subjekti shiste mallra të kontrabanduara, një pjesë e madhe e të cilave përbënin rrezik për shëndetin e nxënësve dhe të qytetarëve të tjerë, sepse iu kishte kaluar afati i konsumimit. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimit e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë pronarin e dyqanit, shtetasin Neim Arapi, 56 vjeç, banues në Konsipol, me detyrë përgjegjës i Policisë Bashkiake Konispol. Nga verifikimet ka rezultuar se ky shtetas duke përdorur detyrën, ka ndikuar për të shmangur kontrollet në subjektin ku shiteshin produkte pa faturë.  Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan produkte të ndryshme ushqimore të kontrabanduara dhe të skaduara. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese