Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Efektivët kopjuan në provim, nis hetimi për zv.drejtoreshën e policisë së Shtetit

Shkruar nga Newsbomb

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur hetimet për zv/ drejtoreshën e përgjithshme të Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj.

Hajnaj ka qenë në krye të komisionit që monitoroi testimin për oficerët e policisë që konkurruan për gradën “Komisar”, i cili u anulua pasi rezultoi se teza e zgjidhur e testit ishte vjedhur dhe ishte marrë nga aplikantët para nisjes se konkurimit.

Rreth 400 oficerë policie konkurruan më 7 nëntor për 130 pozicione vakante për gradën Komisar. Konkurrentët iu nënshtruan një testi quiz me alternative të cilat korrigjoheshin nëpërmjet skadronit dhe përgjigjja dilte brenda ditës.

Nga kontrolli i testit rezultoi se 177 kandidatë kishin marrë më shumë se 70 pike duke u shpallën fitues. Por nisur nga ankesat e shumta të disa prej konkurentëve, pikët e grumbulluara dhe mënyra e zgjidhjes se testit, Drejtori i Përgjithshem i Policisë e shpalli këtë konkurrim të pavlefshëm.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese