Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
31 %
2.1kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
39 °
Mër
42 °
Enj
41 °
Pre
41 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

I ndaloi të shoqëronin biznesmenin, Pjerin Ndreu reagon dhe i quan efektivët “BARKDERRA”: U është fryrë barku nga BIRRA, tejkalojnë masën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Efektivë të Policisë së Lezhës kallëzuan në Prokurori kryebashkiakun Pjerin Ndreu, sepse sipas tyre, ai i ka ndaluar të shoqërojnë biznesmenin Vladimir Gjekaj. Ky shtetas sipas policëve, mbante muzikën ndezur pas orës policore dhe ka ofenduar e kundërshtuar efektivët që shkuan për ta shoqëruar.

Madje, sipas tyre, aty ka ndërhyrë dhe kryebashkiaku Ndreu, duke i ndaluar të kryejnë shoqërimin, dhe ju ka pohuar se në Lezhë ligjin e bënte ai.

Pak minuta më parë Pjerin Ndreu, kryebashkiak i Lezhës dhe ish-drejtues policie, ka reaguar për ngjarjen dhe ofendon policët. Ai i quan uniformat blu “barkderra” dhe “të fryrë nga birra”.

Lexo edhe: “Nuk e rruaj për ju, jeni legena”, SKANDAL në Lezhë, Pjerin Ndreu ndalon “Shqiponjat” të shoqërojnë biznesmenin: Ligjet i bëj unë dhe i vendos unë

Reagimi i Pjerin Ndreut:

Kallzim penal nga police barkderre, qe kapercejne kompetencat dhe kryejne veprime ne kundershtim me ligjin?!

-Qe nderhyjne ne nje darke zyrtare me prezencen e 15 kryetarve te komunave te Kosoves, me veprime te dhunshme, kur mund te shkruanin gjoben sipas ligjit qe eshte deryra qe duhet te benin ne keto raste!

-Me e keqja eshte se ndersa kryenin veprime te dhunshme ne nje darke zyrtare, shumica e lokaleve te Shengjinit ishin hapur, apo  rrine hapur cdo nate deri ne oren 02, gje qe vertetohet me hapjen e kamerave lehtesisht.

– Pretendimi qe jane fyer eshte menyre per te shmange tejkalimin e kompetencave, veprimet e dhunshme ne nje darke zyrtare dhe shperdorimin e detyres duke mos vepruar ne lokalet e tjera qe ishin hapur pothuaj te gjitha.

Duke kerkuar ndjese per tejkalimin e orarit me 20 min, theksoj se gjoba do ishte korrekte, por jo veprimet e dhunshme.

Zhargoni qe vesh media me pretendime policesh me bark te fryre nga birra, eshte i tepruar.

Si drejtuesh i pushtetit vendore e kam per detyre te mbaj qendrim kur policia tejkalon masen dhe kryen veprime te dhunshme kur nuk kishte asnje kontigjent kriminal ne ate darke.

Por pikerisht kjo eshte problematike, se ndersa kontigjentet kriminal bejne ca te duan dhe si prek njeri, nje shkelje qe meriton gjobe per keso, edhe per mua, behet gurgule!

Neser do ju drejtohem me nje shkrese me sqarimet perkatese, per Drejtorin e Pergjithshem te Policise, Drejtorin e SHCBA dhe prokurorine e cila duhet te pyese me cilesine e deshmitarit te gjithe personat pjesmarres ne darke!

Screenshot 5 30

Më shumë

spot_img
spot_img