Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
0kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
37 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

Efektivët do e shoqëronin, por ai i priti me plumba, kush është ‘trimi’ i Divjakës që rrëmbeu makinën e policisë, por u kap nga RENEA (EMRI-SI NDODHI NGJARJA)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e2c82f252506a7f8bde15f4bf724c3c7

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë mbrëmje në zonën e Divjakës.

Artan Kaboçi raportohet se ka pasur një problem në familje dhe është njoftuar policia që të shkojë e ta shoqërojë, por ai i ka pritur me breshëri plumbash.

Nga të shtënat fatmirëisht nuk ka asnjë polic të lënduar, vetëm dëme materiale në makinat e tyre.

Pasi terrorizoi qytetarët dhe policinë, ai iu mori makinën e shërbimit dhe u largua në drejtim të paditur. Mirëpo aventura i ka zgjatur vetëm pak, pasi burime për mediat bëjnë me dije se RENEA e ka kapur në kohë rekord.

Njoftimi i Policisë

Sot rreth orës 19:30, në Sallën Operative ka ardhur një njoftim se në fshatin Gradishtë, në banesën e shtetasit A. K., 34 vjeç, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar shërbimet e policisë të cilët kanë bërë rrethimin e banesës dhe vendosjen e perimetrit të sigurisë .

Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje shtetasit A.K të hidhte armën por 34-vjeçari nuk i është bindur thirrjes së Policisë dhe në tentativë për tu larguar ka dëmtuar me sende të forta tre mjete të Policisë.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur neutralizimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më shumë

spot_img
spot_img