Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
31 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Edvin Kulluri: Zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë kanë krijuar panik te Basha dhe lidershipi i PD, e ka çuar partinë në degradim

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, në një intervistë për Euronews Albania u shpreh se zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë kanë krijuar panik te kryedemokrati Lulzim Basha dhe lidershipi i PD.

Ai tha se nuk e priste që Basha do ta çonte partinë në këtë degradim, teksa shtoi se ka ardhur fundi i kësaj elite politike.

“Ajo që unë dua të them është se besoj se zhvillimet e fundit në reformën në drejtësi duket të kenë krijuar me sa duket panik jo të vogël në radhët e lidershipit të PD dhe tek z. Basha, sepse nuk ka asnjë shpjegim tjetër ky largim i gjithë kritikës dhe kjo vendimmarrje krejtësisht personale. Është e qartë se ka ardhur fundi i një elite politike të tranzicionit. Unë kam qenë bashkëpunëtor me z. Basha dhe nuk e prisja që ta çonte partinë në këtë degradim, për të cilin ne ndihemi të gjithë keq si trupë”, tha Kulluri.


Më shumë

spot_img
spot_img