Tirana
clear sky
38.5 ° C
38.5 °
38.5 °
19 %
4.1kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
38 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Edvin Kulluri nuk gjen emrin në listën e votuesve: Lulzim Basha, Gazment Bardhi dhe Jemin Gjana janë komunistët që duhet të zhduken nga PD

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Edvin Kulluri, nuk e ka gjetur emrin e tij ditën e sotme në listën e votuesve të PD-së, ku po votohet për kryetarin e ri të partisë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai thotë se arriti të votonte vetëm pasi Komisioni Zgejdhor i degës së PD nr.2 në Tiranë arriti t’ia mundësonte të drejtën e votës, teksa hedh akuza të forta ndaj drejtuesve të partisë.

Kadilli thotë se Lulzim Basha, Gazment Bardhi dhe Jemin Gjana janë 3 komunistë që duhet të zhduken nga pozicionet që mbajnë në PD.

“Te dashur miq! Pavaresisht vullnetit te mire te komisionit zgjedhor te deges se PD nr. 2 Tirane qe me mundesoi votimin, po ju konfirmoj me keqardhje te madhe se nuk e kisha emrin ne listen e votuesve te Partise Demokratike!

Pas kesaj masakre zgjedhore brenda partise me te madhe te opozites 3 komunistet Lulzim Basha, Gazmend Bardhi dhe Jemin Gjana duhet te zhduken nga pozicionet qe mbajne ne PD!

Lufta per demokratizimin dhe reformimin e PD do vazhdoje pa nderprerje deri ne arritjen e qellimit”, shkruan Kulluri.

Më shumë

spot_img
spot_img