Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
93 %
2.1kmh
75 %
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
Pre
12 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Edukatorja e rrallë, vajza me nanizëm kujdeset për fëmijët në Prrenjas

spot_img

Lajme të ngjashëm

Me hapa të vegjël, por me ëndrra të mëdha, Artiola Vreto ka arritur të kalojë vështirësitë dhe t’ja dalë në jetë.

E lindur me nanizëm, pengesat dhe paragjykimet do ta ndiqnin, por 26-vjeçarja gjeti veten mes atyre që në pamje të parë duken sa ajo. Prej 5 vitesh Artiola punon edukatore në Stravaj të Prrenjasit.

Për vajzën nga Prrenjasi rruga nuk do të ishte e lehtë, por me bindjen se disa centimetra nuk mund të ndryshojnë asgjë, ajo arriti të kalojë sfidat që i dolën përpara, shkruan Top Channel.

Por padyshim që ëndrrat e një 26-vjeçareje nuk mbarojnë këtu. Duket e pamundur, por shumë shpejt Artiola do të ngasë edhe makinën.

Artiola përshkon çdo ditë një rrugë të vështirë malore, në kohë me diell apo me dëborë, me dëshirën për të shkuar në punë, sepse përgjegjësia dhe kurajoja nuk kanë qenë kurrë produkt i gjatësisë apo peshës.

Më shumë




spot_img








spot_img