Hapësire reklamuese

Politikë

Edmond Spaho zbulon emrat: Ja kush hyn në garë me Sali Berishën për kryetar të PD-së

Shkruar nga Newsbomb
Edmond Spaho zbulon emrat: Ja kush hyn në garë me Sali Berishën

Deputeti Edmond Spaho zbuloi disa nga emrat që priten të hyjnë në garën për postin e kryetarit të PD-së. Zgjedhjet pritet të mbahen më 22 maj.

Sali Berisha ka pranuar se do të jetë një ndër kandidatët në garë ndërsa emra të tjerë “Kam dëgjuar për Fatbardh Kadillin, Ervin Kullurin”, tha Spaho.

Spaho e shpreh hapur mbështetjen për Sali Berishën madje shton se nëse nuk do të kishte qenë ai do të ishte e vështirë që PD të dilte nga qorrsokaku.

“Nuk bëj sakrilegj nëse them do të mbështes zotin Berisha.  Nëse zoti Berisha nuk do të ishte pjesë aktive e Partisë Demokratike do të ishte e vështirë që të kishim dalë nga ky qorrsokak kaq shpejt në kuadrin e disa muajve. Në këtë kuptim mendoj se ka qenë pozitive për PD që ka pasur në radhët e saj një personalitet të këtij kalibri.

Përsa i takon rikthimeve kjo nuk është hera e parë në politikë madje janë të njohura në politikën botërore rikthime mjaft të suksesshme të personaliteteve të tilla. Kështu që nuk e shikoj problem dhe në rastin e Shqipërisë aq më tepër që zoti Berisha me autoritetin me përvojën e madhe si politikan që arritjet që ka pasur deri më sot mendoj që do i shërbejë mjaft mirë dhe zhvillimeve të ardhme jo vetëm në PD por për të gjithë vëndin”, deklaroi Spaho në “Ora News”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll