Hapësire reklamuese

Politikë

Edmond Spaho shkon te Autoriteti i Dosjeve, heq dorë nga verifikimet e mëparshme dhe kërkon hetim të thelluar për figurën

Shkruar nga Newsbomb
Edmond Spaho shkon te Autoriteti i Dosjeve, heq dorë nga verifikimet e

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dhe deputeti demokrat Edmond Spaho, kanë shkëmbyer akuza mes tyre në seancën e sotme në Kuvend, për ligjin e propozuar nga Autoriteti i Dosjeve. Për këtë, Spaho ka publikuar disa dokumente, që tregojnë se ai ka votuar hapjen e dosjeve që në vitin 2008.

"Ne fuksionet qe kam pasur duke filluar nga viti 1993 si Minister Turizmi dhe me pas si Deputet nga viti 2005 e deri me sot, nga te cilat kater vjet si Nenkryetar Kuvendi, jam verifikuar disa here dhe jam i paster. Ne vitin 2008 kam votuar si deputet ligjin e dekomunistizimit dhe hapjen e plote te dosjeve", thotë deputeti demokrat.

Edmond Spaho shkruan se PS e rrëzoi dekomunistizimin dhe hapjen e plotë të dosjeve në vitin 2008 dhe në vitin 2015, në Gjykatën Kushtetuese. Ajo që bie në sy është se Edmond Spaho ka shkuar sot pranë Autoritetit të Dosjeve dhe ka hequr dorë nga verifikimet e mëparshme, duke kërkuar verifikim të ri.

"Po diten e sotme u paraqita ne Autoritetin e Dosjeve dhe kerkova: Hetim te thelluar te aktivitetit tim para vitit 1990 dhe marrjen e dokumentit te pastertise se figures.; Hoqa dore nga verfikimet e mepareshme te cilat jane bere gjate gjithe karrieres sime si politikan dhe kerkova verifikim te ri.; Kerkova hetim te pershpejtuar", vijon Edmond Spaho.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.