Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
72 %
2.6kmh
75 %
Sht
16 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Edmond Spaho denoncon me VIDEO: Strukturat e mbrojtjes së votës bllokuan tre makina në Korçë, dy na ikën; kishin lista votuesisht me vete

spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Korçës, Edmond Spaho ka bërë një denoncim për vjedhjen e votave për zgjedhjet e 25 prillit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Spaho bën me dije se mbrëmë “strukturat e mbrojtjes së votës” kanë ndaluar tre makina të njësisë administrativ Vreshtas.

Ai shkruan se nga tre makinat e ndaluara dy kanë arritur të largohen me forcë, ndërsa njëra është bllokuar.

Spaho thotë se në makinë janë gjetur lista e zgjedhësve të fshatit Podgorie, listë e patronazhit te fshatit Podgorie me patronazhist administratorin Çezar Bezati dhe listë e shkruar me dorë me emra banoresh të këtij fshati të cilën policia, sipas tij ka refuzuar ta publikojë.

Denoncimi i plotë nga Edmond Spaho:

Mbreme rreth mesnates, struktura e mbrojtjes se votes se PD ne fshatin Podgorie ndaloi tre makina te njesise administrative Vreshtas me rreth 7 punonjes te kesaj njesie ne to.

Dy prej makinave te markave Mercedes dhe Ëolksvagen te drejtuara nga Soni Laraku dhe Andi Zaqellari u larguan me force,kurse makina e trete e drejtuar nga administratori i Njesise Administrative Vreshtas Cezar Bezati dhe shoqerues Gerti Tabaku, u bllokua.

Ne terren se bashku me ta ishte edhe kryetari I PS te Podgories dhe njekohesisht zyrtar I tatimeve Korce Izmi Çoçka.

Pasi u njoftua Policia, mbrriten forcat e rendit te cilet ushtruan presion per lirimin e rruges dhe te makines se bllokuar.

Me insistimin e perfaqesuesve te PD u kerkua qe makina te kontrollohej dhe kjo u arrit ne oret e para te mengjesit te dites se sotme.

Nga nje kontroll i percipte ne vend ne makinen e administratorit u gjenden:

Lista e zgjedhesve te fshatit Podgorie

Listë e patronazhit te fshatit Podgorie me patronazhist administratorin Çezar Bezati,

Liste e shkruar me dore me emra banoresh te ketij fshati te cilen policia refuzoi ta beje publike.

Pas shoqerimit te makines se administratorit ne Drejtorine e Policise Korce dhe pyetjes se administratorit dhe deshmitareve okulare , Drejtoria e Policise vendosi te liroje administratorin Çezar Bezati dhe shoqeruesin e tij Gerti Tabaku si dhe te ndaloje per bllokim rruge tre simpatizante te PD, Ahmet Goroveci, Endrison Dushku dhe Fatjon Dushku.

Ju bej thirrje te gjithe anëtareve dhe simpatizanteve te PD qe te vazhdojne te qendrojne dhe mbrojne me cdo mjet vullnetin e qytetareve per ndryshim nga shitblerja e votes.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img