Hapësire reklamuese

Politikë

Edmond Panariti flet për "Detin": Ministri grek është keqinformuar, Rama i kërkoi Metës të jetë vetë në krye të negociatave

Shkruar nga Newsbomb
Edmond Panariti flet për "Detin": Ministri grek është

Shefi i kabinetit të Presidentit, Edmond Panariti, komentoi deklaratat e ministrit të jashtëm grek Nikos Dendias për çështjen e detit. Panariti është i mendimit se deti është një çështje delikate që kërkon kohë.

I ftuar në Syri Tv, ai theksoi se kryeministri Rama në një takim me presidentin Meta ka kërkuar që ky ai të jetë vetë udhëheqës i negociatave. Sipas shefit të Kabinetit, Meta është i interesuar për një marrëveshje finale mes dy vendeve.

"Dendias nuk e njeh, ose ka marrë një keqinformim për atë që aludohet se Presidenti është bërë pengesë, përkundrazi, Presidenti ka bërë hapa që priten nga ai, i orientuar nga vendimi i Kushtetueses që parashikon rikrijimin e grupit negociator, mandatimin e tij, dhe në një fazë të caktuar të dy apo tre takimeve që grupi negociator ka bërë në vijim të mandatimit nga Presidenti, është kërkuar nga kryeministri në një takim që ka pasur me Presidentin, që procesin e negociatave ta kryesojë vetë kryeministri", tha Panariti.

Më tej, ai theksoi se grupi negociator është i ngrirë dhe i paplotë pasi anëtarët janë larguar në pozicione të tjera. "Jemi përpara një situate të re, nga negociatat teknike, po kalohet në një nivel më të lartë, politik, marrëveshje që nuk është e parashkruar në procesin i cili orientohet nga vendimi në Kushtetuese", vijoi ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll