Hapësire reklamuese

Politikë

Edith Harxhi zhgënjehet nga Berisha dhe bën parashikimin e frikshëm për demokratët: PD do zhduket nëse vijon të drejtohet nga Basha

Shkruar nga Newsbomb
Edith Harxhi zhgënjehet nga Berisha dhe bën parashikimin e

Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Edith Harxhi, ka bërë një parashikim të fortë, pasi u shpreh se Partia Demokratike do të zhduket nëse vijon të drejtohet nga Lulzim Basha.

Ajo foli në “Top Talk” për Kuvendin Kombëtar të PD-së të mbajtur ditëne  shtunë, në të cilin mori pjesë edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ajo shprehu zhgënjimin e saj për pjesëmarrjen e Berishës, pasi tha se në këtë mënyrë, ish-kryeministri legjitimoi Bashën si kryetarin e të djathtës, duke thelluzr më shumë krizën në parti.

“Berisha e legjitimoi përfundimisht Bashën si kryetar partie, pavarësisht se unë nuk e njoh si kryetar partie. Është kryetar me 30% të anëtarëve të votuesve vetëm. PD shumë shpejt do të zhduket nëse do të vazhdojë kështu”, tha Harxhi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll