Hapësire reklamuese

Politikë

Edith Harxhi paralajmëron: Po fitoi Basha, PD do të kthehet në OJF! Nëse ai nuk e njeh 25 prillin, të udhëheqë protestën për rrëzimin e Ramës

Shkruar nga Newsbomb

Kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike, Edith Harxhi, është shprehur ditën e sotme se Partia Demokratike mund të kthehet në një OJF nëse Lulzim Basha fiton zgjedhjet brenda partisë në 13 qershor.

Sipas saj, Basha nuk ka një perspektivë të qartë se si do ta mposhtë qeverinë e Ramës, ndaj zgjedhja e tij sërish në krye të partisë do të ishte shuëm e rëndë.

"Kam frikë që PD do humbasë shumë për vetë faktin se ka humbur tashmë në këto 8 vjet. Në keto vite ne jemi jashtë pushtetit qendror dhe vendor. Unë mendoj që nëse ne do të vazhdojmë me të njëjtën rrugë pa një prespektivë të qartë se si do ta mundim qeverinë aktuale, dhe se si është projekti ynë i ardhëm një projekt i ri që do drejtojë  fundin e tranzicionit në PD dhe Shqipëri, këto smund të bëhen me Bashën dhe kam frikë se PD do të përfundojë shumë rëndë, ndoshta në një OJF. Që do të thotë se do të jetë shumë e vështirë më vonë për ta ringritur partinë”, tha Harxhi.

Harxhi tha se Basha duhet të udhëheqë protestën paqësore për rrëzimin e qeverisë së Ramës, në rast se nuk i njeh zgjedhjet e 25 prillit.

“Basha e quan procesin të manipuluar, jo procesin vetë por para zgjedhjeve sepse dita e zgjedhjeve ka qenë normale, nuk ka pasur ankimin nga ana e komisionerëve të PD. Gjithccka ka dalë ditën e ditë, pasi ditën e parë kishte thënë se votat janë të kuti, por ditën e dytë tha se nuk i njohim zgjedhjet. Faktikisht Basha thotë se nuk u njeh zgjedhjet por do të hyjë në parlament, nëse ne si njohim zgjedhjet të mos hyjmë në parlament por duhet ti prijë një proteste paqësore, për të rrëzuar ramën", u shpreh ajo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu