Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
77 %
1.5kmh
0 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
29 °
Sht
30 °
Die
30 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Edith Harxhi merr mbështetje nga Kosova, politikania e rëndësishme i del krah: Mikja ime ka kontribuar në shtetësinë dhe Pavarësinë e Kosovës. Ka ardhur koha e grave!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Politikania kosovare Edita Tahiri ka dalë hapur në mbështetje të mikes së saj, Edith Harxhi, e cila kandidon për postin e kreut të PD-së, në zgjedhjet e 13 qershorit.

Ish-zëvendës kryeministrja e Kosovës, e cilëson Harxhin një femër idealiste që ka kontribuar shumë në ndryshimet demokratike në vitet ’90. Tahiri thotë se Harxhi ka dhënë kontributin e saj në shtetësinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke i uruar suksese në misionin e saj të radhës.

“Ka ardhur koha e grave”, thotë zonja Tahiri me anë të një shënimi në rrjete sociale.

Shënimi i Edita Tahirit

Me miken time Edith Harxhi, nje idealiste dhe pjesemarrese ne ndryshimet demokratike ne vitet e 1990ta ne Shqiperi. Ajo deshmoi perkushtim per ceshtjen kombetare dhe ne vecanti per shtetesine dhe pavaresine e Kosoves nder vite ne cilesine e saj si zevendes-Ministre e Puneve te Jashtme e Shqiperise. Tani kur kandidon per kryetare te PD-se i urojme shume suksese, ne realizimin e vizionit te saj reformator dhe Euro-Atlantik. Lobi Rajonal i Grave dhe une si kryetare besojme se koha eshte per lidershipin e grave ne vendet tona dhe gjithandej botes

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img