Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
1.5kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
35 °
Pre
28 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Edith Harxhi fton Berishën ta mbështesë për t’i marrë vendin Bashës: Jam e sigurt se ai do që ta bashkojë partinë dhe jo ta përçajë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme Edith Harxhi grupimi “Për PD-në” shpalli dy kandidaturat që do të garojnë përballë Lulzim Bashës në datën 13 qershor për të përcaktuar kryetarin e ri të Partisë Demokratike.

Një prej kandidaturave ishte ajo e Edith Harxhit, një figurë e vjetër në PD, e cila në një intervistë në “Top Talk” ftoi publikisht ish-kryeministrin Sali Berisha që ta mbështesë në garën për kreun e partisë.

“Po, jam e sigurt që do më mbështesë, se jam më e vjetër, jam e sigurt që do ai do ta bashkojë partinë dhe jo ta përçajë. Nuk kam fol me të por ai do bashkimin e partisë”, tha ajo.

E pyetur nëse PD është në prag të përçarjes së thellë, Harxhi u shpreh se Partia Demokratike është e përçarë, por jo e shpërbërë pasi bazat i ka solide.

Sipas saj, Basha e ka humbur me kohë mbështetjen e Berishës dhe kjo u pa edhe te intervista e mbrëmshme e ish-kryeministrit.

Basha duhet të jepte dorëheqjen e me kohë, me intervistën e Berishës mbrëmë u pa kjo. Unë them se dikush nuk mund të bëhet kryeministër nëse s’ka qenë kurrë atje.


Më shumë

spot_img
spot_img