Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
88 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Edith Harxhi bën deklaratën e fortë: Lulzim Bashës i është refuzuar viza nga SHBA, këtë e dinë shumë njerëz

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike, Edith Harxhi, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme se kryedemokratit Lulzim Basha i është refuzuar viza nga SHBA.

Ajo tha se nuk do të ishte çudi edhe nëse Basha do të shpallej “non grata”, ndërsa shtoi se kryedemokrati kishte dijeni për shpalljen “non grata” të Berishës.

Arian Çani: Ti je dakord me Bujar Nishanin që lëshoi një deklaratë që bëri shumë zhurmë, që reagoi dhe Basha vetë, që tha Basha e dinte që në 2019?

Edith Harxhi: Absolutisht Arian…

Arian Çani: E dinte Basha që Berisha do të shpallej “non grata” në 19 Maj?

Edith Harxhi: Po! Nuk e di për vitin 2019, por di që zoti Basha ka pasur dijeni.

Arian Çani: Siç kishte dijeni dhe Rama që ia tha. Sepse Rama i tha Berishës që “e kalon dot oqeanin”.

Edith Harxhi: Rama tha gjë tjetër. Rama tha se i janë ndaluar vizat.

Arian Çani: Ti thua se janë dy gjëra të ndryshme?

Edith Harxhi: Po! Zoti Basha vetë ka 4 vjet që nuk udhëton dot në Amerikë sepse i është refuzuar viza Arian.

Arian Çani: Është e vërtetë kjo?

Edith Harxhi: Po është e vërtetë!

Arian Çani: E ke informacion këtë apo e ke me të dëgjuar?

Edith Harxhi: Jo mo Arian e kam informacion këtë e dinë shumë njerëz.

Arian Çani: Edhe Bashës ia kanë refuzuar vizën?

Edith Harxhi: Vizën e ka të refuzuar. Si mund të bëhet kryeministër një lider opozite që nuk shkon në Amerikë përpara zgjedhjeve. A mund të ma shpjegoni? Sali Berisha në vitin 2003 pas asaj ’97 të rëndë dhe pas dërrmimit të opozitës në ’98, në 2003 vizitoi Uashingtonin. Në diplomaci, këto janë rregulla.

Arian Çani: Pyetja ime është kjo. Është e sigurt që Bashës ia kanë ndaluar vizën?

Edith Harxhi: Po!

Arian Çani: Nuk është çudi që nëse Basha nuk i bindet perandorisë ta nxjerrin dhe atë “non grata”?

Edith Harxhi: Nuk do të çuditesha. Madje unë çuditem se pse ka ndodhur e kundërta.

Arian Çani: Ti thua duhet t’ia nxirrnin Bashës dhe jo Berishës?

Edith Harxhi: Nëse i është ndaluar viza ka një arsye. Nëse Basha nuk shkon në Uashington prej disa vitesh të paktën prej 3 vite e ca, që kur bëri fotografinë me Trump, nuk është kthyer më. Që bëri fotografinë me Trump, që u hap çështja në SHBA dhe këtu në të njëjtën kohë. Ai ka tentuar disa herë për të udhëtuar mesa di unë edhe për të marrë pjesë në kongrese dhe nuk i është dhënë viza.

Arian Çani: Ti gëzohesh për këtë gjë?

Edith Harxhi: Jo nuk gëzohem sepse Basha mbi të gjitha është kryetar i PD-së dhe kjo është në dëm të PD-së.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img