Hapësire reklamuese

Politikë

Edith Harxhi akuza Bashës: Kuvendi Kombëtar i PD është spastrimi i radhës, marrëdhëniet e tij me SHBA janë ftohur

Shkruar nga Newsbomb
Edith Harxhi akuza Bashës: Kuvendi Kombëtar i PD është

Në datën 17 korrik Partia Demokratike do të mbajë Kuvendin Kombëtar, por për Edith Harxhin kjo do të jetë vetëm spastrimi i radhës që kryedemokrati Lulzim Basha do të bëjë për kundërshtarët e tij që ende kanë poste në PD.

Ajo fajësoi Bashën edhe për humbjen në zgjedhjet e 25 prillit, duke thënë se përgjegjësia është vetëm e tij.

Këshilli Kombëtar ka një mandat 4-vjeçar dhe pikërisht këtu është shkelur statuti pasi po i ndërpret mandatin. Kjo bëhet vetëm për të fshehur përgjegjësinë e Bashës për humbjen e 25 prillit. Zgjedhjet e 25 prillit i ka humbur Lulzim Basha dhe ai nuk mund të fajësoj askënd, është përgjegjësi e tij. Lulzim Basha është zhdukur prej disa javësh, dhe nuk reagon më. Kuvendin Kombëtar e ka thirru për të bërë përçarjen e fundit  dhe për të bërë spastrimet e radhës. Ai do të largojë ato që kanë ende poste në PD”, tha Harxhi në Report Tv.

Përsa i përket marrëdhënieve të drejtuesve të PD me SHBA, Harxhi tha se mes Bashës dhe ambasadës amerikane ka një ftohje që ka filluar që kur PD u fut në çadër dhe vazhdoi kur Partia Demokratike dogji mandatet dhe nuk u fut në zgjedhjet lokale.

“Drejtuesit e PD kanë një ftohje me diplomatët jo vetëm me SHBA. PD është një produkt i pastër euroatlantik dhe kjo histori e ftohjes ka nisur që nga çadra, vijon me djegien e mandatave dhe ka vazhdar me mosfutjen në zgjedhjet e 30 qershorit dhe ka vijuar gjatë gjithë kësaj periudhe me historinë e stërzgjatur të masakrës zgjedhore të 25 prillit”, shtoi ajo.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll