Me vemendje përcolla zgjedhjet moniste të nivelit lokal dje ne Shqipëri. E lumtur që kaluan në një atmosferë civilizuese, qytetaret dëshmuan se civilzimi jonë si komb shqiptar është i lashtë. E dëshpruar, se këto zgjedhje ishin një kthim prapa nga arritjet 30 vjeqare për demokraci dhe pluralizëm në Shqipëri. Vetë fjala “zgjedhje” don të thotë që qytetari duhet të ketë mundësinë të zgjedh mes disa alternativave, ndaj kjo edhe është një parim themelor i demokracisë. Dalja minimale e qytetarëve në këto zgjedhje dhe bojkoti i tyre nga më shumë se 80 përqind e votuesve, ishte një ndëshkim i fortë ndaj Edi Rames për shumë arsye. Rama u ndëshkua edhe për lojërat e rrezikshme për kufijtë, që do ta dëmtonin shtetin e Kosovës’, shkruan Tahiri në Facebook.