Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shkodrania Edita Shkreli, shqiptarja e parë që bëhet gjyqtare në New York

Shkruar nga Newsbomb

Profesoresha dhe avokatja shqiptare me një karrierë të pasur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka fituar zgjedhjet për të qenë gjyqtarja e parë shqiptare në Gjykatën e New Yorkut, shkruan newsbomb.al. Zgjedhjet e përgjithshme janë mbajtur dje, më 7 Nëntor 2023.

Edita Shkreli dhe Carol Malcolm kanë fituar zgjedhjet e përgjithshme speciale për Gjykatën Civile të Nju Jorkut në Qarkun e Parë të Gjykatës Komunale të Bronx-it, nga radhët e Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

39 vjeçarja e lindur në Shkodër emigroi bashkë me familjen në vitin e trazirave 1997, kur ishte vetëm 13 vjeçe. Ajo është vajza e Skënder Shkrelit, inxhinierit të njohur që ka drejtuar ndërtimin e rrugëve, urave, uzinave dhe hidrocentraleve kudo nëpër Shqipëri.

Kurse nëna e saj, Elida Shkreli ka punuar ekonomiste e qarkullimit monetar në Bankën e Shtetit Shkodër, sot Banka Kombëtare Tregtare, shkruan newsbomb.al.

Zgjedhjet ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes Zgjedhjet ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Shkreli dhe Malcolm fitues

Në vitin 2011, Edita Shkreli përfundoi studimet e avokaturës në "New York Law School" duke u diplomuar si "Juris Doctor, Cum Laude". Niveli i lartë i formimit që ajo kishte, bëri që Edita të kalonte që në herën e parë një ndër provimet më të vështira të licensimit, provimin e Shtetit të New York (“bar exam”).

Shqiptarja e Shkodrës është profesoreshë në Fakultetin Juridik të Nju Jorkut dhe një avokate mjaft e vlerësuar në komunitetin shqiptaro-amerikan në Bronx. Ajo ka jetuar në seksionin Pelham Parkway të Bordit të Komunitetit 11 që kur ajo dhe familja e saj u transferuan në Shtetet e Bashkuara, kur Edita ishte adoleshente.

Pasi u diplomua me nderime të larta nga Fakulteti Juridik i Nju Jorkut, Edita ia kushtoi karrierën e saj juridike shërbimit publik. Ajo ka shërbyer si avokate e gjykatësve të shquar të shtetit të Nju Jorkut që kanë të bëjnë me çështje që prekin komunitetin: nga pretendimet e vogla dhe çështjet e kredisë konsumatore deri te çështjet komplekse të së drejtës familjare dhe procedurat e tjera civile shumëplanëshe..

Shqiptarja Edita Shkreli Shqiptarja Edita Shkreli

Karriera në Shqipëri

Edita Shkreli është e njohur dhe në Shqipëri, kryesisht Tiranë, për angazhimin e saj në administratën vendore. Në fillimet e veta ka shërbyer si Mbikëqyrëse e Departamentit të Nxitjes së Investimeve të Huaja në Zyrën e Kryetarit të Bashkisë në Tiranë, nga viti 2012 deri në vitin 2014.

Në këtë periudhë, bashkia më e madhe e Shqipërisë drejtohej nga demokrati Lulzim Basha.

Jo vetëm kaq, por Edita Shkreli sa kohë ishte në Shqipëri ka shërbyer dhe si shkruese e fjalimeve të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, dhe ka qenë koordinatore e Kongreseve në fushatën e Partisë Demokratike të Shqipërisë në zgjedhjet e vitit 2013, shkruan newsbomb.al.

Shqiptarja Edita Shkreli Shqiptarja Edita Shkreli

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese