Tirana
clear sky
16 ° C
16 °
16 °
72 %
2.1kmh
0 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
19 °
Enj
20 °
E diel, 9 Maj, 2021
spot_img

Edit Harxhi fajëson Bashën për humbjen e PD: Nuk konsultohet me anëtarët e partisë, i merr vetë vendimet. Edhe Berisha të reagojë për…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edit Harxhi, deklaroi mbrëmjen sotme se Lulzim Basha e ka lënë PD-në pa asnjë bashki e pa asnjë komunë, pasi dogji mandatet e deputetëve.

Ajo u shpreh se Basha duhet të mbajë përgjegjësi edhe për humbjen e zgjedhjeve më 25 prill, pasi nuk konsultohet me anëtarët e partisë për vendimet që merr.

“Ne gjithmonë e kemi pasur seriozisht, deri në fund. Zoti Nishani ka rreshtuar katër humbjet, por ka arsye të tjera se pse Basha duhet të ikë.Basha u gjykua edhe për daljen nga parlamenti dhe e la PD-në pa asnjë bashki e komunë. Reforma territoriale është handikap shumë i madh. Jam për lista të hapura dhe pse jo ndoshta, që të ndryshojë sistemi zgjedhor. Basha është përgjegjës, sepse është kryetar i partisë. Lulzim Basha nuk konsultohet me anëtarët e partisë”, u shpreh Harxhi.

Ndër të tjera Haxhi bëri përgjegjës edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, ku tha se ai duhet të mbajë patjetër një qëndrim për të ardhmen e PD.

“Ka shumë që thonë se zgjedhjet janë vjedhur, por në fund të fundit humbja është humbje. Për këtë arsye, unë prisja shumë më tepër, por edhe qindra e mijëra demokratë e prisnin. Z. Berisha duhet të mbajë një qëndrim patjetër, për të ardhmen e PD”, tha Harxhi për News 24.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img