Hapësire reklamuese

Kulture & Art

Edicioni i 4-ët i “Golden Star Kids International 2022”, gara botërore për fëmijë në modeling dhe talent zhvillohet në Antalia

Shkruar nga Newsbomb

Gara botërore e modelingut dhe talenteve “Golden Star Kids Internetaional”, që zhvillohet çdo vit në Antalya të Turqisë, ka hapur regjistrimet e saj për konkurentet e këtij viti. Suksesi I këtij evenimenti botëror tashmë në edicionin e 4-rt është garanci për femijët dhe adoleshentët nga çdo vend i botës që e duan skenën dhe duan të jenë pjesë e saj.

Albana Çakshiri presidente e këtij produksioni gjigand deklaron ekskluzivisht për News Bomb se çdo vit sjell bashkë me suksesin një trajtim të ndryshëm artistik të kësaj gare. “GSKI është përballja e fëmijëve dhe adoleshenteve të vendeve të ndryshme të botës në një skene ndërkombetare për të bërë bashkë kulturat, racat, trashëgimine, por dhe traditat e vendeve nga vijnë. Arti dhe kultura bashkojnë kombët, ndërsa tema e këtij viti që do jetë boshti i këtij kompetocioni ështëë “Children for Peace”.

“Golden Star Kids International”zhvillohet nga data 29 Tetor deri në 3 Nentor në kryeqytetin e turizmit në botë në Antalya të Turqisë si çdo vit tjetër. Në gare bëhen bashkë konkurentet që e duan modelingun, por njëherësh i kushtojmë rëndësi të veçante talenteve si këngetarë, balerinë, instrumentistë, interpretues, grupe kërcimi etj,. Pjesmarrësit në garë janë konkurete nga Ukraina, Gjeorgjia, Shqipëria, Malta, Kosova, Italia, Estoni, Rumani, Afrika etj,. Shkeëmbimi kulturor  dhe njohja me etni të ndryshme, është një eksperiencë mbreselënese për pjesëmarrësit në garë, ndërsa shpalosja e talenteve të tyre në modeling, por dhe gjini të ndryshme të artit skenik janë ballafaqimi më i bukur mes tyre. Fëmijet për paqen është filozofia e këtij viti, duke marrë shkas nga zhvillimet në botë, që lidhen me luften e përgjakshme në Ukrainë.

Produksioni i Golden Star Kids International synon të krijojë një atmosferë miqësie mes konkurenteve nga vende të ndryshme të botës, t’i ndihmojë ata të kuptojnë njëri-tjetrin, por dhe të punojnë për të promovuar bashkë me talentin e tyre atdheun nga vijnë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll