Tirana
heavy intensity rain
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
76 %
3.1kmh
75 %
Hën
11 °
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
E hënë, 27 Mars, 2023

Edi Ramën “nuk e mban vendi” për Goran Bregoviç: Kinse patriotët, tani po sokëllijnë se unë kam barazuar Dua Lipën me këngëtarin serb…

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Rama reagon për herë të dytë gjatë orëve të fundit, për zërat kundër performancës që këngëtari serb Goran Bregoviç mbajti në Korçë, për Festën e Birrës. Dje, Rama reagoi për herë të parë, duke i cilësuar zërat si “turp dhe histeri fashiste”.

Paraditen e sotme, nisur nga impakti i reagimit të tij dje, Edi Rama ka reaguar për herë të dytë.

“NJË KOMENT PËR KOMENTET E KINSE PATRIOTËVE

Ashtu siç bënë Bregoviçin kriminel serb pa asnjë fakt, tani sokëllijnë që unë paskam barazuar Dua Lipën me të! Dhe histeria vazhdon por jo, unë nuk kam barazuar hiçfare Dua Lipën me Goran Bregoviçin, po kam thënë me një shembull të vërtetën e hidhur se të barabartë, njësoj krejt janë ata që shajnë e mallkojnë, në serbisht a në shqip, artistët e sportistët me emër të palës tjetër! Histeri fashiste që as nuk e mbron, as e nderon, po vetëm e turpëron shqiptarinë, e cila s’mund të jetë kurrë shembëlltyrë urrejtjes!” – shkruan Rama.

Lexo edhe: Rama i barazon shqiptarët me serbët: Histeri fashiste e turpshme për qytetarinë tonë, ku ndryshojnë nga ata që i hakërrehen Dua Lipës?

Pas këtij postimi, shumë komentues i kanë shkruar Ramës, dhe një prej tyre e ka nxitur kryeministrin që ti kthejë përgjigje.

Komentuesi: Ti ke ofenduar krejt shqiptaret me ardhjen e Dajos tend G.Bregovic pervec se te thirrish nje artist shqiptar boteror por e therret Dajon tend G.Bregovic turp per gjith shqiptaret dhe poashtu barazon Bregovicin me Artsit si Dua Lipa dhe Rita Ora turp per tye dhe krejt atyre qe ishin ne ate koncert… TURP

Edi Rama: Ja nje koment tipik per se si verberia e shurdheria e bejne njeriun te mos di cfare ben e cfare flet, sado te thuash krejt te kunderten e asaj per cka te akuzojne, shajne e mallkojne! Shqiperia s’ka qene e s’do jete kurre vater e urrejtjes se verber nacionaliste, qe eshte krejt e kunderta e patriotizmit, sepse patriotizmi eshte dashuri e krenari per vendin, jo urrejtje e dashakeqesi per te tjeret!

Më shumë