Hapësire reklamuese

Politikë

‘Edi Ramën e shpëtoi opozita’, Meta bën deklaratën e bujshme: Ai është i frikësuar nga mesazhi im, ja kushti që i vura për koalicionin në 2013

Shkruar nga Newsbomb
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë të bujshme ditën e sotme, ku është shprehur se pas protestës së 2 marsit, kryeminsitrin Rama e ka shpëtuar opozita nga shpërndarja e parlamentit.

Sipas tij, opozita kishte kërkuar që Meta të priste deri në mbarimin e punës në Këshillin Politik, por Rama provokoi opozitën me shembjen e Teatrit Kombëtar.

“Në 2 mars Edi Ramën e shpëtoi opozita, se thoshte të mbarojë Këshilli Politik. Edhe unë prandaj e lashë, por ai e provokoi opozitën me shembjen e Teatrit Kombëtar”, tha Meta në Syri Tv.

Presidenti shprehet se Rama është i frikësuar pas mesazhit të Metës, “kush prek zgjedhjet do të përballet me pasoja të paimagjinueshme”.

“O ka Shqipëri me shqiptarë, ose banori më i ri ngelet Ilir Meta. Kjo është çështje jetë a vdekje. Ilir Meta nuk ikën nga këtu. Ai është i frikësuar nga mesazhi që ka dhënë Ilir Meta: “Kush prek zgjedhjet, do të përballet me pasoja të paimagjinueshme”, u shpreh presidenti.

Për sa i përket koalicionit me Ramën në vitin 2013, Meta tha se i ka kërkuar kryeministrit të votojë 3 kushtet e BE-së, në mënyrë që të krijonin qeverinë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.