Hapësire reklamuese

Aktualitet

Harrojeni pikturën dhe basketbollin, “Edi Rama” zbret si BARITON në skenën e Teatrit të Vjenës

Shkruar nga Newsbomb

Menduat se kryeministri Edi Rama përveç pikturës dhe basketbollit nuk kishte ndonjë pasion apo talent tjetër?

E keni patur gabim, pasi Rama duket se ka vendosur që pas politikës të merret me teatër dhe të zbresë në skenën e Teatrit të Vjenës.

Në fakt nuk bëhet fjalë për kryeministrin tonë, por për sozinë e tij, baritonin e njohur gjerman Florian Boesch, që ka një ngjashmëri shumë të madhe me Edi Ramën.

Posteri i shfaqjes "Saul" i vendosur në ambientet e jashtme të Teatrit të Vjenës të bën të mendosh se është kryeministri Rama ai në foto, pasi ngjashmëria është vërtetë e frikshme.

Kjo është fotoja, ku vështirë se do të gjeni ndonjë ndryshim:

136333041_470350970626758_6273016536535275764_n.jpg
135792106_679133012759263_8875777018519761377_n_copy.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll